Dita e fundit që partitë t’i bindin qytetarët të votojnë për njërën nga 15 opsionet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Heshtja zgjedhore fillon sonte në mesnatë, dhe votimi tre-ditor fillon nesër. Të parët që do të votojnë janë të personat në izolim dhe të infektuar me Kovid-19, ose në total 706 vetë sipas informacioneve të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ka më shumë se 50 votues të regjistruar në izolim në Strugë dhe Resnjë, 30 në Ohër dhe Kumanovë, dhe nga dhjetëra në Aerodrom, Karposh dhe Gazi Babë. Mediat, vëzhguesit dhe të gjithë ata që janë të interesuar të monitorojnë votimin e së nesërmes do të marrin pajisje mbrojtëse nga KSHZ-ja.
Ne kemi bërë të gjitha procedurat e nevojshme që do të mundësojnë votim të sigurt të qytetarëve. Në vendvotime dorëzuam material mjekësor, maska mbrojtëse, doreza dhe dezinfektues në secilin vendvotim. Do të ketë sasi të mjaftueshme, madje edhe më shumë maska për votuesit që mund të mos kenë maskë me vete, ose e kanë harruar, pa marrë parasysh arsyen. Do t’ju jepet maskë në mënyrë që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës – deklaroi Oliver Derkoski- kryetar i KSHZ-së.
Sipas protokollit të votimit, në vendvotim do të hyjnë vetëm aq votues sa do të ketë kuti votimi. Është e obligueshme mbajtja e maskës që votuesit do ta heqin për kohë të shkurtër vetëm për identifikim. Dezinfektimi i duarve është i obligueshëm para dhe pas votimit. Vendvotimet që nuk plotësojnë standardet e votimit në kushte pandemie, tashmë janë zhvendosur në objektet më të afërta më të mëdha. Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e zgjedhësve është 1.814.263.
Alsat