Bartësi i listës së koalicionit “Mundemi” në NJZ 2, Oliver Spasovski, sot pasdite kishte takim me punonjës të arsimit në komunën e Butelit.
Ai i theksoi politikat e LSDM-së dhe të Qeverisë për investime në kapital njerëzor dhe tha se me ekonominë e re zhvillimore, siç po rriten paga minimale dhe mesatare, ashtu do të ketë edhe rritje të pagave në të gjitha sferat.
“Në tri raste, i rritëm pagat e punonjësve në arsim dhe të punësuarve në arsim i rritëm për 21.3 për qind dhe vazhdojmë me angazhimet tona që të punësuarit në arsim të kenë paga më të larta dhe kushte dinjitoze për punë. Regjimi i VMRO-DPMNE-së nuk i respektoi punonjësit në arsim, ato i konsideronte si makineri votimi, i dërgonte në kundër protesta dhe i rëndoi me milion procedura administrative”, theksoi Spasovski.
Ai edhe në mandatin e ri paralajmëroi investime të mëdha në arsim dhe kujdes të vërtetë për punonjësit në arsim dhe për nxënësit.
“Po investojmë në arsim. Me Programin e ri parashohim lidhje të të gjitha shkollave fillore me internet ultra të shpejtë, klasa interaktive, digjitalizim dhe transformim të programit arsimor, që përkon me situatën aktuale shëndetësore me të cilën po përballemi”, paralajmëroi Spasovski.
Sipas tij, në mandati i ardhshëm i Qeverisë do të jetë tërësisht i përkushtuar në ekonomi dhe ngritjen e standardit jetësor të të gjitha kategorive të qytetarëve.