Para më tepër se 30 vite Amnesty International e nisi fushatën #StopTorture me qëllim që viktimat e torturës të fitojnë zë dhe guxim në luftën për të drejtat e tyre, parandalimin e torturës në të gjitha format dhe thirrjen për përgjegjësi nga institucionet që heshtin para veprimeve jonjerëzore dhe dhunës.
Më 12 dhjetor të vitit 1997, me rezolutën 52/149, Kuvendi i përgjithshëm i KB e shpalli 26 qershorin Ditë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për mbështetje të viktimave të torturës, me qëllim për çrrënjosen e plotë të torturës dhe funksionimit efektiv të Konventës kundër torturës dhe llojeve tjera të veprimit dhe dënimit të ashpër, jonjerëzor ose degradues.
CIVILi, si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, nga themelimi në vitin 1999, vazhdimisht punon kundër torturës dhe dhunës dhe u bën thirrje të gjithë qytetare(ë)ve të jenë të zgjuar dhe të alarmojnë për të gjitha rastet e dhunës dhe torturës, të kërkojnë përgjegjësi dhe masa që të parandalohen.
Tortura është vepër penale sipas ligjit ndërkombëtar, dhe pavarësisht nga ajo nëse ndonjë shtet i ka nënshkruar ose jo konventat ndërkombëtare, lufta kundër torturës dhe zero toleranca ndaj jonjerëzisë dhe dhunës, duhet të jetë imperativ për çdo individ ose bashkësi.
CIVILi e dënon çdo tentim të robërimit dhe mënjanimit të të drejtave dhe lirive të njeriut përmes çdo forme të dhunës kudo që ndodh, në vend ose në botë. CIVILi u bën thirrje institucioneve, posaçërisht në këtë periudhë parazgjedhore, kur te një pjesë e strukturave politike nuk ka skrupuj të thonë kategorikisht JO për dhunën dhe ta sanksionojnë çdo thirrje për dhunë.
Hapi i parë ndaj arritjes së trajtimit efikas me dhunën në të gjitha format është lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe sanksionimit të veprave nga urrejtja.
Prandaj, CIVILi gjatë fushatës zgjedhore, u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të përmbahen nga fushata e zezë, gjuha e urrejtjes dhe përulja e kundërshtarit, dhe në prezantimet e tyre t’i promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.