Intervistë me Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami
1. Po hyjmë në fushatë parazgjedhore, me çfarë do të prezantoheni para qytetarëve ju si Lëvizja Besa në veçanti dhe koalicioni “MUNDEMI” në përgjithësi?
Kasami: Lëvizja BESA si gjithmonë edhe në këto zgjedhje do të ketë fushatë pozitive, fokusi i të cilës do të jenë prezantimi i programit tonë dhe projekteve të cilat do ti realizojmë në mandatin katër vjeçar të qeverisjes sonë. Fillimisht do të potencoj se prioritet në Programin tonë ka mbrojtja e qytetarëve nga pandemia e shkaktuar nga COvid19. Projektet tjera të programit dalin nga katër shtyllat kryesore që janë Barazia, Ekonomia, Stabiliteti dhe Ardhmëria. Këto shtylla i vendosëm pasi dëgjuam me vëmendje hallet dhe problemet e të gjithë qytetarëve, të cilët i vizituam në të gjitha vendbanimet, si nëpër qytete ashtu edhe nëpër fshatra. Edhe si Koalicion “MUNDEMI”, do të prezantohemi me programin dhe projektet të cilat do të jenë në interes të gjithë qytetarëve, duke punuar që cilitdo qytetari, pavarësisht se në cilën pjesë të vendit jeton, të ketë kushte më të mira për jetesë, të ndjehet i sigurt, të ketë punë dhe pagë të garantuar, por edhe ardhmëri në vendlindje
2. Koalicioni juaj me LSDM-në është i pari i kësaj natyre që ka lidhur një parti shqiptare para zgjedhjeve. Si u është reflektuar tek elektorati shqiptar dhe tek ai maqedonas ky koalicion, duke pasur parasysh edhe akuzat që ua kanë drejtuar oponentët tuaj?
Kasami: Reagimet në opinion dhe puna në terren tregojnë se koalicioni parazgjedhorme LSDM-në ka reflektuar tepër pozitivisht. Kjo edhe për arsye se Lëvizja BESA, që nga themelimi ka dëshmuar para qytetarëve se punon hapur, në sy të opinionit dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e marrëveshjeve dhe pazareve të fshehta, si parazgjedhore ashtu edhe pas zgjedhore, e të cilat marrëveshje gjithmonë kanë qenë në dëm të qytetarëve, sidomos atyre shqiptar. Garanci për koalicion suksesshëm është edhe deklarata e nënshkruar publikisht me gjashtë pikat që në Qeverisje na bën partner të barabartë në politik bërje dhe vendime, e jo vetëm pjesëmarrës në Qeveri. Në takimet që i kemi pasur në teren, sidomos në kohën para pandemisë, koalicioni parazgjedhor është mbështetur së tepërmi nga të gjithë. Qytetarët janë lodhur nga lojërat e deritanishme politike, të cilat në vend që të jenë unifikuese në interes të vendit, kanë qenë përçarëse, anti shtetërore dhe të dëmshme në të gjitha aspektet, si të sistemit të shtetit ashtu edhe në rrugën euroatlantike të vendit. Ndërsa akuzat vlerësoj se kanë qenë nga struktura të caktuara të cilat kuptohet se ndjehen të rrezikuar nga koalicionimi.
3. A ka ndonjë preferencë ose vendim Lëvizja Besa për koalicionin pas zgjedhjeve? Cilët partner do ti zgjidhni nëse BDI dhe koalicioni Aleanca-Alternativa fitojnë numër të përafërt deputetësh?
Kasami: Deri më tani, shihet qartë se koalicioni “MUNDEMI” është fitues i zgjedhjeve dhe atë me një diferencë të madhe përkundër partive tjera politike. Lëvizjes BESA për çdo ditë i bashkëngjiten figura të reja, intelektual të profileve të ndryshme, qytetar të ndryshëm por edhe ish-funksionar të partive tjera politike të cilët janë bindur se Lëvizja BESA funksionon ndryshe: Është e hapur për të gjithë dhe transparente. Anketat dhe puna në terren flasin se koalicioni MUNDEMI i Lëvizjes BESA dhe LSDM-sëmë 15 korrik do të fitojnë mbi 61 deputetë dhe do të mund të formojnë Qeveri stabile. Kjo sepse qytetarët duan dhe mbështesin politikat euro-integruese dhe jo politikat që bazohen në premtime dhe përçarje.
4.Si e vlerësoni idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar dhe ftesën që AliAhmeti ju ka bërë partive shqiptare për ta mbështetur nismën e tyre?
Kasami: Mendoj se ky është një blof i BDI-së dhe AliAhmetit si shumë manipulime të tjera që u ka bërë shqiptarëve gjatë fushatave parazgjedhore por edhe në momentet tjera kyçe. Këto blofe qytetarët i kanë emëruar si “Trika të regjimit BDI-VMRO, të cilat i aktivizonin gjithmonë kur u duheshin vota. Ideja për kryeministrin shqiptar do të jetë realitet dhe Lëvizja BESA do ta arrijë këtë. Por vlerësoj se ideja e hedhur nga BDI në këto momente është joserioze nga vet ata, sidomos kur vjen si ide dytësore, sepse nëse zgjedhjet e caktuara për më 12 prillit BDI doli pa program konkret për votuesit, por vetëm me një moto qesharake e cila u bë hithumoristik në rrjetet sociale. Pasi 18 vite dështoi në premtimet që vendbanimet shqiptare ti bëjë me ujë të pijshëm, kanalizim dhe rrugë të asfaltuara, e duke qenë të paaftë që edhe pas 18 viteve pushtet të ofrojnë projekte konkrete për qytetarët shqiptarë për zgjedhjet e 15 korrikut, BDI kthen kartën nacionaliste. Por këto fora më janë të papranueshme nga qytetarët. Pse? Sepse AliAhmeti nuk e realizoi dhe e tradhtoi tryezën e partive shqiptare në Tiranë. Nuk realizoi asgjë nga kjo tryezë në tre vite qeverisje. Ai tradhtoi shqiptarët kur ata u bashkuan për president shqiptar. Po ashtu nuk harrohet se si në zgjedhjet presidenciale të viti 2014 kërkoi që shqiptarët të mos e votojnë StevoPendarovskin, ta bojkotojnë atë që zgjedhjet ti fitojë kandidati i NikollaGruevskit, GjorgeIvanovi i cili do të mbesë presidenti më kontrovers i vendit. E kur BDI ka tradhtuar gjitha proceset pro shqiptare dhe kur çdo ditë po fundoset, kërkon shpëtim në mënyrë të këtillë.
5. Motoja e koalicionit tuaj është MUNDEMI. Çfarë është ajo që mund të bëni më shumë dhe më mirë nga ajo që ka bërë koalicioni i deritanishëm qeveritar?
Kasami: Duhet të flasim shumë për të treguar se çfarë MUNDEMI të bëjmë më shumë se të tjerët. Do përpiqem të jem i shkurtër. Do MUNDEMI tu ofrojmë qytetarëve zgjidhje për të gjitha problemet që i kanë. Vende të sigurta të punës. TË gjitha vendbanimet shqiptare të kenë kushte për jetesë, njëjtë si në vendet evropiane. MUNDEMI të lidhemi me autostrada me të gjitha vendet fqinje, ndër to edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Po ashtu investitorëve vendas dhe atyre të huaj do ua lehtësojmë procedurat për investime dhe nuk do ua vështirësojmë dhe ti frikojmë të vijnë tek ne. Mundemi të sigurojmë shkolla, klasa, libra për nxënësit dhe studentët. MUNDEMI bujqësinë ta zhvillohet në të gjithë vendin. Mundemi që qytetarët të ndjehen të BARABARTË, me EKONOMI që do të zhvillohet për çdo ditë e më shumë në një shtet i cili si anëtare e NATO-s të jetë me STABILITET të lartë dhe me ARDHMËRI në familjen e madhe të quajtur Bashkimi Evropian.
6. Një nga sferat ku qytetarët janë dëshpëruar më së shumti në qeverisjen e fundit ka qenë drejtësia. Shumë politikan nga qeverisjet e kaluara mbetën pa dhënë llogari dhe shumë raste të dyshimta pa u zbardhur dhe pa marrë epilog. Çfarë mund të presim në sferën e drejtësisë në mandatin e ardhshëm?
Kasami: Të gjithë jemi dëshmitar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën në gjyqësor. Edhe më mirë atë e dëshmuan “bombat” në vitin 2016, ku dukej qartë se si regjimi VMRO-BDI gjyqësorin e kishin shndërruar në vegël për të mbrojtur krimet e funksionarëve të tyre. Lajm i mirë është se edhe gjysma e dytë e këtij regjimi, pas 15 korrikut do të jetë në opozitë dhe në atë mënyrë krijohen të gjitha kushtet që të punohet në reformimin e sistemit gjyqësor që ai të jetë i pavarur nga politika, e i cili do të funksionojë në interes të gjithë qytetarëve. Si pjesë e pushtetit legjislativ do të punojmë në përpilimin dhe miratimin e ligjeve reformuese, të cilat do të garantojnë shkëputjen e plotë të politikës nga gjyqësori. Ligje që do u mundësojnë akademive për prokurori dhe gjykatës të jenë të pavarura, e të nxjerrin gjykatës cilësor, të aftë, që do të jenë profesionist dhe nuk do të mund të manipulohen për interesa të politikanëve. Këtë do ta kemi të lehtë, pasi deri më tani kemi dëshmuar se nuk jemi shitur për interesa partiake dhe personale. Po ashtu edhe se jemi partia e vetme e cila në radhët e saj nuk ka asnjë funksionar të dyshuar ose të akuzuar për krim ose korrupsion.
7. Si do të ndryshojë jeta e qytetarëve në plan ekonomik dhe social. Kemi një fluks të shtuar të largimit të tërinjëve nga vendi, ndërsa shumë qytetarë pyesin se ku mbetën paga minimale dhe mesatare që premtoi partneri juaj i koalicionit?
Kasami: Është shumë e besueshme që jeta e qytetarëve në plan ekonomik dhe social të ndryshojë pozitivisht, duke pasur zhvillim të ekonomisë dhe barazi për të gjithë qytetarët. Kjo edhe më lehtë arrihet kur në Qeveri keni politikan të cilët kanë program konkrete për zhvillim ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale. Përveç programit për zhvillim ekonomik që tashmë e kemi publikuar, ne kemi kuadro që janë ekonomist të dëshmuar, që kanë vizion për shtetin dhe rininë e vendit. Këto kuadro kanë planifikuar rigjenerim ekonomik përmes të cilit do të bëhet ruajtja e vendeve të punës dhe krijimi i vendeve të reja për punë. Kanë ndërtuar strategji për rritjen e investimeve vendase dhe atyre të huaja. Projekte ekonomike të cilat vendit do ti sjellin punësime të shumta dhe paga të larta të cilat do ta mbajnë rininë këtu, duke mos pasur nevojë për ikje nga vendi. Me ekip profesionist i cili ka bagazh të pastër politik, kjo është e arritshme.
8. Vlerësimet e para janë se për shkak të pandemisë, dalja në këto zgjedhje do të jetë e ulët. Si mendoni të nxisni elektoratin të dalë në votime dhe në çfarë forme do të realizoni fushatën ju si parti dhe koalicion?
Kasami: Fushatën do ta realizojmë duke iu përshtatur masave dhe protokolleve për mbrojtje nga pandemia me Covid19, duke iu shmangur tubimeve të mëdha. Duke mbajtur tubime me më pak qytetar të pranishëm. Pjesën më të madhe të fushatës do ta realizojmë në media dhe në rrjetet sociale. Është fakt se gjendja me pandeminë ka ndikim në elektorat. Por nga ana tjetër qytetarët me padurim presin ndryshimin dhe rrëzimin nga qeverisja të gjysmës së regjimit të mbetur nga pushteti i VMRO-DPMNE-së. Po ashtu për herë të parë, qytetarët tani kanë mundësi të votojnë për një koalicion parazgjedhor i cili ka bërë marrëveshje të hapur, që garanton rrugën evropiane të vendit. Koalicion i cili parim ka ringjalljen ekonomike të vendit pas krizës së shkaktuar nga pandemia. Që me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së garanton reformën në gjyqësor dhe ndërtimin e shtetit të drejtë. Që do të luftojë në maksimum krimin dhe korrupsionin. Qytetarët janë të vetëdijshëm se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin, që pas anëtarësimit të plotë në NATO, vendi të mos lihet në duart e atyre që më shumë se 11 vite luftonin kundër integrimit në BE. Qytetarët do të na mbështesin se e dinë që pas 15 korrikut, me ne sigurt do vazhdojë procesi euro-integrues. Sepse ne jemi zgjidhja e duhur dhe vërtetë MUNDEMI.
Intervistoi: Arben Zeqiri / drejt.mk