• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Afati i fundit për aplikim për vëzhgues mbaron nesër në mesnatë

June 25, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
Afati i fundit për aplikim për vëzhgues mbaron nesër në mesnatë
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi i përkujton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen vëzhgues afatshkurtë në zgjedhjet, se afati i fundit për aplikim mbaron nesër, e premte, 26 korrik, në mesnatë.

 

QASJE NË APLIKIM

Përzgjedhja e vëzhguesve do të kryhet më 29 qershor, që pastaj të fillohet menjëherë me trajnimet. CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të aplikojnë për vëzhgues afatshkurtë.

Funksionarë dhe aktivistë të partive politike nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë thirrje. Nuk është e lejuar të  jeni vëzhgues në dy organizata njëkohësisht.

Monitorimi i CIVILit nënkupton mobilitet, përkushtim dhe paanshmëri. Të gjithë vëzhguesit e CIVILit janë mobilë dhe kanë obligim të mbulojnë më tepër vendvotime  gjatë ditës së votimeve.

Të jesh vëzhgues i CIVILit nënkupton përmbajtje të rreptë ndaj masave dhe protokolleve për mbrojtje nga përhapja e korona virusit, dhe respektim maksimal i Kodit zgjedhor, Kodit për vëzhgim nga KSHZ, Kodit të vëzhguesve të CIVILit.

CIVILI ka vendosur protokolle shëndetësore për 100% siguri të vëzhguesve.  Janë përgatitur plane për trajnime në më tepër qytete nëpër vendin. Trajnimet  e vëzhguesve të CIVILit do të zbatohen në mënyrë të kombinuar: trajnim i domosdoshëm onlajn dhe prezencë fizike ( e preferuar, por jo e obligueshme) Trajnimet do të përfshijnë maksimum 30 pjesëmarrës.

Vëzhguesit afatshkurtë aktivizohen me  fillimin e heshtjes zgjedhore, më aktivë janë në ditën e zgjedhjeve, ndërsa raportet përfundimtare i dërgojnë më së voni  në ora 19 ditën e ardhshme.

Honorari për vëzhguesit është 70 euro ( me tatim personal të përfshirë, neto shuma është rreth 63 euro). Për 5 vëzhgues më të suksesshëm do të sigurohen edhe honorarë plotësuese nga 20 deri 40 euro (bruto).

Nga ekipet për monitorim në këto zgjedhje, për dy më të suksesshmit do të ofrohen angazhime më afatgjate në projektet e organizatës.

Next Post
Deralla: Nevojitet vullnet politik për reforma që krijojnë institucione stabile, për afrimin e vendit në BE

Deralla: Nevojitet vullnet politik për reforma që krijojnë institucione stabile, për afrimin e vendit në BE

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk