• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Spasovski: Politikanët gjatë fushatës të dërgojnë porosi se respektohen masat

June 19, 2020
in CORONA VIRUS, INFO, Zgjedhjet 2020
Spasovski: Politikanët gjatë fushatës të dërgojnë porosi se respektohen masat
Share on FacebookShare on Twitter

Ka mënyra gjatë kohës së pandemisë të cilat mund të përdoren që t’u afrohemi votuesve. Nuk do të ketë tubime, ndërsa më me rëndësi është politikanët të dërgojnë porosi se respektohen masat, ka thënë kryeministri Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Prilep duke u përgjigjur në pyetjen se si do të zhvillohet fushata zgjedhore dhe si do të dërgohen porositë deri te votuesi.

“Mendoj se ka mënyra se si të prekim deri te votuesit. Ka media, rrjete sociale, ka mënyra të ndryshme inovative përmes të cilës mund të vijmë që t’i ballafaqojmë konceptet politike, ndërsa ajo të jetë e sigurt për ne, për qytetarët. Kuptohet se atje ku do të vlerësohet se mund të bëhen mini- takime me respektimin e gjitha masave në distancë dhe bartjes së pajisjes do ta bëjmë atë, takimet me grupet e qëllimit, informacione të posaçme për prezantimin e programit të subjekteve politike. Pra, të gjitha opsionet që janë në dispozicion në kohën e kësaj pandemie do të shfrytëzohen që të afrohemi sa më shumë te qytetarët”, tha Spasovski.

Ai shton se më me rëndësi është porosia të cilën do ta dërgojnë madje politikanët se sa respektohen masat që të gjithë ta bëjnë atë.

“Më me rëndësi është subjektet politike të dërgojnë porosinë se masat respektohen. Pra më me rëndësi është ata të cilët dalin në fushatë të mos i shoh në fotografi si që pashë pardje në disa tubime të partive opozitare, ku të gjithë bashkë përqafohen, pa maska. Me këtë dërgojnë mesazh se nuk duhet t’i respektojnë masat. Përgjegjësia e politikanëve është më e madhe në këtë shtet, pasi nëse duam të gjithë të tjerët t’i respektojnë masat, atë duhet ne të parët ta bëjmë”, ka thënë Spasovski gjatë vizitës së sotme në Prilep.

Next Post
Zaev: Do të mbajmë fushatë të sigurt dhe 100 për qind votim të sigurt më 15 korrik

Zaev: Do të mbajmë fushatë të sigurt dhe 100 për qind votim të sigurt më 15 korrik

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk