• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Lazim Destani ua prish “ëndërrat”, demanton zërat për kandidaturë

June 16, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
Lazim Destani ua prish “ëndërrat”, demanton zërat për kandidaturë
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni i njohur nga Tetova, Lazim Destani, përmes një shkrimi në profilin e tij në FB ka informuar të gjithë qytetarët dhe njëherit partitë politike të cilat ndoshta shpresuan ta kandidojnë për kryeministër, se i njejti nuk është i interesuar për një post të tillë në vendin tonë.

Ai uron arritjen e konsesusit dhe shpreson për një fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte.

Meqenëse ditëve të fundit, nëpër media silleshte emri i tij si kandidat i mundshëm për kryeministër shqiptar nga radhët e BDI-së, ai hedhë poshtë të gjitha këto spekulime dhe shuan shpresat e BDI-së për kandidimin e tij.

Ai i sqaron opinionit se ashtu siç në të kaluarën, edhe tani do t’i përkushtohet vetëm biznesit të tij në sferën e filantropisë dhe se angazhime në jetën politike asnjëherë nuk kanë qenë ambicje të tij.

Në vijim keni njoftimin e plotë të Destanit:

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.

Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve”, ka shkruar Destani.

Next Post
Nga 1173, sot 134 raste pozitive me KOVID-19

Nga 1173, sot 134 raste pozitive me KOVID-19

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk