• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Zaev: Nuk lejojmë më sabotime, zgjedhjet mbahen më 5 korrik

June 14, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
Zaev: Nuk lejojmë më sabotime, zgjedhjet mbahen më 5 korrik
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i është kundërpërgjigjur liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski i cili sot kërkoi që zgjedhjet të mbahen në mesin e muajit korrik. Zaev ka thënë se data e zgjedhjeve nuk është dhe nuk mund të jetë dëshirë e një partie a apo dëshirë personale por ajo është caktuar me kushtetutën dhe ligjet.

“Duhet me urgjencë të mbahen zgjedhjet dhe të kthejmë me urgjencë institucionet të cilët duhet t’i shërbejnë qytetarët me kapacitet të plotë dhe legjitimitet. Kjo është më se e nevojshme për përballjen me krizën ekonomike dhe shëndetësore e shkaktuar nga Kovid-19. Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e kanë me rëndësi shëndetin e qytetarëve, këtë e kanë vetëm arsyetim për mos të ketë zgjedhje. Në takimin tek Pendarovski, Mickoski nuk përmendi as Sh nga shëndeti i qytetarëve, as SH nga shëndetësia ose kriza shëndetësore. Tre vite VMRO-DPMNE po bën opstrukcione, pengesa dhe bojkote. VMRO kërkoi zgjedhjet të parakohshme. Nga dhjetori e këndej kërkojnë arsye për t’i anuluar, e dinë se qytetarët do t’i dënojnë, e dinë se do të humbin. Nuk ka më ikje, nuk ka anulime. Mjaftë më!”, ka shkruar Zoran Zaev.

Zaev ka shkruar se frika nga humbja në zgjedhje nuk guxon të jetë arsye për asnjë parti që ti bojkotojë zgjedhjet ose të kërkojë shtyerjen e tyre dhe me këtë ti vendos në rrëzim popullin dhe shtetin.

“Të gjitha kushtet kushtetuese dhe ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve janë plotësuar. KSHZ si trup ekzekutiv ka obligim ti realizojë zgjedhjet të cilat sipas ligjit dhe Kushtetutës janë më 5 korrik. Për mosveprim sipas ligjit pason përgjegjësi. Nuk do të lejojmë që Mickoski ta shtyjë vendin në krizë institucionale, pa Kuvend dhe Qeveri politike, nuk do të lejojmë të rrezikohen siguria dhe shëndeti i qytetarëve. Ne nuk duam zgjedhje pa opozitën, por nëse Mickoski vendos ashti, ne do të dëshmojmë [farë mund të bëjmë në një mandat pa sabotime”, ka shkruar më tej Zaev.

Next Post
Sot më shumë se dje, rritet numri i të infektuarve me KOVID-19

KOVID-19 sot 162 raste pozitive, më së shumti në Shkup dhe Tetovë

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk