• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home REPUBLIKË

Kushte më të mira dhe më të sigurta në shkollat e mesme të qytetit

June 14, 2020
in REPUBLIKË
Kushte më të mira dhe më të sigurta në shkollat e mesme të qytetit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë periudhës dyvjeçare, të gjitha shkollat e mesme të qytetit janë rikonstruuar sipas nevojave, për çka nga buxheti i qytetit janë ndarë mbi 160 milionë denarë.

Nxënësit dhe të punësuarit, siç thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit, në shkollat e mesme kanë mundësi të mësojnë dhe të punojnë në kushte më të sigurta dhe më dinjitoze që para dy vitesh kur Qyteti i Shkupit filloi me rikonstruime intensive të të gjitha shkollave me qëllim që t’u përgjigjet nevojave të çdo shkolle.

“Në vitin 2018, 11 shkolla të mesme janë bërë me fasada me efikasitet energjetik me standarde bashkëkohore për racionalizim dhe mbrojtjen e energjisë elektrike dhe ngrohjes. Krahas kësaj, gjatë dy viteve të kaluara në vazhdimësi është investuar në rikonstruimin apo zëvendësimin e zdrukthëtarisë së brendshme dhe të jashtme me qëllim të ripërtëritjes së inventarit të vjetër, rritjes së sigurisë së nxënësve dhe kuadrit i cili punon në shkolla dhe mundësimin e hapësirës shkollore më të sigurt”, kumtojnë nga pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Që atje theksojnë se rikonstruimet përfshinë ndërrimin apo rikonstruimin e çatisë, sanimin e nyjave sanitare, ujësjellësin dhe kanalizimin, ndërrimin e dritareve, dyerve dhe dyshemeve, rikonstruimin e trupave ngrohëse.

“Qyteti i Shkupit në vitin 2019 kreu rikonstruimin e plotë të fasadave të dy shkollave të mesme, “Maria Skllodovska Kiri” dhe “Cvetan Dimov” në vlerë të përgjithshme prej rreth 70 milionë denarë. Me atë, këto shkolla u bënë me fasada me efikasitet energjetik me pamje moderne në pajtim me standardet botërore dhe bashkëkohore për mbrojtje nga zjarri, efikasitet energjetik dhe izolim të përmirësuar termik dhe zanor. Një e treta e shkollave fituan tualete të përshtatura për personat me pengesa me qëllim të lehtësimit të funksionimit të tyre të përditshëm në shkollë, pavarësi më të madhe dhe pavarësi në kryerjen e obligimeve. Thuajse në të gjitha shkollat ku kishte hapësirë përkatëse janë shënuar vendparkimet për personat me aftësi të kufizuara. Në këtë mënyrë mundësohet qasje më e madhe e një vendparkimi të lirë dhe arritje e papenguar në shkollë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Që atje theksojnë se vitin e fundit janë lëshuar në përdorim edhe dy salla të reja sportive në shkollat e mesme “Boro Petrushevski” dhe “Saraj”.

Next Post
OSBE/ODIHR grumbullon ekipin vëzhgues për zgjedhjet më 5 korrik

OSBE/ODIHR grumbullon ekipin vëzhgues për zgjedhjet më 5 korrik

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk