Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur sot në një konferencë për media, për idenë për kryeministrin shqiptar.
“Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person. Kjo ide nuk ka të bëjë me BDI-në dhe sigurisht jo me mua. Une jam këtu për tia vazhduar jetën procesit, që ti prij konceptit, që të bëhem urë dhe të shtroj rrugë duke krijuar rrethanat për realizimin e ëndrrës, ndërsa ju mbetet juve që ta zbatoni. Unë po mbjell, që ju të korrni. Unë po ëndërroj që ju të realizoni. Unë po guxoj që ju ta bëni u shpreh Ali Ahmeti.