Mosrespektimi i masave na ka sjellë në këtë situatë ku kemi rritje të rasteve të të prekurëve me virusin Covid19. Kjo u theksua sot nga ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.
Megjithatë ai pohoi se ditëve të fundit ka pasur një bashkëpunim më të mirë me qytetarët dhe po japin të dhëna të sakta për sa i përket kontakteve dhe klasterave.
Numri më i madh i të prekurve janë me shenja klinike të lehta ose asmiptomatikë. Nga të prekurit e fundit janë shtruar vetëm 8 persona në spital. Klasterët janë të njohura dhe vijnë nga festime dhe grumbullimet që kanë bërë këta persona më 25, 26, 27 maj. Kjo situatë ka ardhur si shkak i mosrepsektimit të masave të rekomanduara.”, theksoi ministri Filipçe.
Sipas tij, Qeveria sot nuk ka diskutuar për shtrëngimin e masave por një gjë të tillë do ta bëjë nesër pasi Komisioni i Sëmundjeve Infektive veçmë ka propozuar masat e reja,
Ministri Filipçe përsëriti se virusi është ende këtu dhe duhet të vazhdohet me respektimin e masave. “Vetëm me respektimin e këtyre parimeve mund t’i japim fund epidemis”, tha Filipçe.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 127 raste të reja, dhe tre pacientë që kanë ndërruar jetë. Këto raste janë regjistruar nga 702 testimet e realizuara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2.