Gjatë kësaj fundjave, Inspektorët e Inspektoratit të Tregut kanë parashtruar 22 kallëzime penale për mosrespektim të masave qeveritare nga ana e objekteve të kategorizuara dhe objekte hotelerike, ndërsa janë ndëshkuar edhe kapacitetet për akomodim në qendrat turistike ku qytetarë të shumtë u panë duke shkuar nga Shkupi para hyrjes në fuqi të ndalesës 80 orëshe.
Tetë kallëzime penale janë parashtruar në Ohër, katër në Strugë, pesë në Manastir, tre në Dojran dhe nga një kallëzim penal në Ponikvë dhe Mavrovë.
Meri Proja Prodanovska e Inspektoratit Shtetëror të Tregut
“Bëhet fjalë për kallëzime penale të parashtruara për shkak të shkeljes së ndalesës për akomodim të personave në objekte të kategorizuara, ndërsa vetëm një kallëzim është për tejkalim të orarit të punës dhe dy kallëzime penale për shkeljen e Protokollit 8 më shumë mysafirë në tarraca, mosrespektim të distancës apo mysafirëve në pjesën e brendshme të objekteve”
Gjatë kontrollit të kapaciteteve për akomodim të palejuar të mysafirëve në Ohër, për fundjavë inspektorët kanë hasur vetëm katër raste të tilla. Kontrollohen jashtëzakonisht objektet e kategorizuara gjegjësisht pronarët e paraqitur, ato subjekte të cilët realizojnë të ardhura nga akomodimi i turistëve. Proja Prodanovska tha se se krahasuar me ditët e para të lehtësimit të masave, operatorët ekonomikë në përgjithësi i respektojnë masat, ndalesat dhe rekomandimet për punë, gjegjësisht u përmbahen protokolleve të përcaktuara për punë.
Drejtoresha e inspektoriatit shtetëror të tregut tha se edhe sot do të vazhdojnë me punë në lokalitetet në bregun e liqenit të Ohrit me përforcime nga ekipet prej Shkupi dhe me asistencë të policisë.