Ministria e Shëndetësisë informon se Insitituti për Shëndet Publik ka regjistruar 30 pacientë të shëruar. 16 në Shkup, 10 në Tetovë, 1 në Veles, 2 në Ohër dhe 1 Kratovë.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 73 vjeçar nga Shkupi dhe një 82 vjeçar nga Velesi.
Brenda 24 orëve janë bërë 661 teste, ndërsa janë regjistruar 52 raste të reja me Kovid – 19. Shkup – 26, Kumanovë – 6, Shtip – 7, Tetovë -9, Strugë – 2, Veles – 1 dhe Koçan 1. Në Spitalin 8 shtatori ka ndrrar jetë një 76 vjeçare nga Tetova.