Me shumicën e dy të tretave të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot u shkarkua nga posti i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, deklaroi myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu i cili në të njëjtën kohë është emëruar ushtrues i detyrës së kryetarit të BFI-së, deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja për zgjedhjen e kryetarit të BFI-së.
Ky vendim hyn në fuqi sot, gjegjësisht është nënshkruar nga vetë Fetau, myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, pastaj myftiu i Kumanovës, Abedin Imeri, myftiu i Strugës, Salim Sulejmani, dhe pothuajse të gjithë myftinjtë e tjerë. Në të njëjtën kohë, ky vendim u nënshkrua nga Mustafa Dauti, kryetar i Organizatës humanitare që vepron brenda BFI-së, “Hilall”, profesor Shaban Sulejmani, dekan në Fakultetin e Shkencave Islame, Drejtori për Diasporë, Selver Xhemaili, anëtari i Rijasetit, Fadil Ramadani dhe të tjerë.