Prej nesër 27 maj, nuk do të vlejë ora policore gjegjësisht ndalesa për lëvizje të cilën Qeveria e vendosi më 22 mars, kumtoi kryeministri Oliver Spasovski sonte në konferencën për media duke i prezantuar vendimet e miratuara në seancën e sotme të pasdite të cilat janë, siç tha, në bazë të kushteve të përmbushura dhe nga analizat edhe rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive.