Gjatë 24 orëve të kaluara, në nivelin vendi janë regjistruar 64 raste të mos respektimit të orës policore dhe 49 persona janë arrestuar, ndërsa për 15 të tjerë janë marrë masat e duhzra dhe po ndiqen në gjendje të lirë. Ndërsa njëzet persona shkelën masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse dhe janë dënuar me 20 euro gjobë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, në 24 orët e fundit në territorin e vendit 107 persona janë dhënë vendime për izolim, dhe 54 persona kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim.
Gjatë kontrolleve, policia nuk regjistroi persona që nuk respektonin masën për izolim dhe vetë-izolim.