Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska ka deklaruar se fushata derë më derë paraqet rrezik për blerjen e votuesve. Ajo thotë se mendimi i saj është që nëse organizohen zgjedhje, fushata të bëhet nëpërmjet formave bashkëkohore të komunikimit me votuesit.
“Nëse edhe në këto kushte vendoset për mbajtjen e zgjedhjeve, ndoshta duhet të bëhet nëpërmjet mënyrave më bashkëkohore të organizimit të fushatës sepse edhe në kushte normale kur shkohet derë më derë, shikuar nga aspekti jonë, ekziston rrezik i madh për blerjen e votuesve. Tani nëse propagandohet kjo formë, ky rrezik do të jetë edhe më i lartë”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për parandalimin e korrupsionit.