Presidenti Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve, për shkak të krizës me Kovid-19. Si shkak për këtë i përmendi zbatimin e masave ekonomiko-sociale.
Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurimit, potencoi se lidhur me vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, është konsultuar me më shumë ekspertë.
Ai pas seancës tha se Këshilli i Sigurimit ka konkluduar se institucionet kompetente punojnë në mënyrë të koordinuar dhe se situata është përmirësuar dhe është evidente se si shtet mirë po ballafaqohemi me koronakrizën.
Gjendja e dytë e jashtëzakonshme 30-ditore, për shkak të pandemisë me koronavirusin, përfundon me 16 maj.
Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, u bisedua për vazhdimin e tretë eventual të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronakrizës. Propozimin për vazhdimin e tretë të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila skadon nesër, deri te Këshilli i Sigurimit, e parashtron Qeveria, e ajo paraprakisht sot doli me qëndrim se do të kërkojë nga presidenti, Stevo Pendarovski, 30 ditë të reja gjendje të jashtëzakonshme.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 53-të, solli konkludim që të parashtrojë propozim deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me raport për aktivitetet e ndërmarra deri tani nga institucionet shtetërore, me të cilin argumentohet se për ballafaqimin e suksesshëm me koronavirusin, në shtet nevojitet gjendje e jashtëzakonshme edhe gjatë 30 ditëve të ardhshme”, këto janë konkluzionet nga seanca e sotme e 53-të qeveritare.
Ministri Venko Filipçe, dje paralajmëroi se do të kërkohet vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk saktësoi nëse do të kërkojnë 30 ditë të reja ose më pak.