• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Autoshkollat rifillojnë punën sipas protokolit mbrojtës (VIDEO)

May 15, 2020
in INFO, POLLOG, Tetovë
Autoshkollat rifillojnë punën sipas protokolit mbrojtës (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Dizenfektuesit, dorezar dhe maskat mbrojtëse do të jenë pajisjet e zakonshme gjatë orëve për trajnimin e vozutësve të rinj. Autoshkollat në vend kanë rifilluar punën pas pauzës për shkak të pandemisë, por tanimë me protokolin mbrojtës të përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë. Ekipi i Europort.mk ndoqi nga afër fillimin e punës në Autoshkollën “Momento” në Tetovë ku para çdo ore praktike dizenfektoheshin veturat, ndërsa inatruktorët ishin të pajisur me maska dhe doreza.

https://europort.mk/wp-content/uploads/2020/05/video-90fc144840366f68dc6843fd2507d235-V.mp4

“Do të punohet në atë mënyrë që në orët teorike kandidatët do të mbajnë ligjerata në distancë nga 2 metra largësi, duke respektuar protokolin. Në orët praktike kandidatët dhe instruktorët do të jenë të pajisur me doreza, maska, mjete dezinfektuese dhe pas çdo ore para fillimit të kandidatit tjetër do të bëhet dezinfektimi i veturës”, deklaroi Mejreme Bakiu, drejtoresha e Autoshkollës “Momento”.

https://europort.mk/wp-content/uploads/2020/05/video-6056d1ee04f3cfb1ab680ec239eb7fc1-V.mp4

Autoshkollat kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë që ata të jenë ndër të parët që do të riaktivizojnë procesin e punës, pasi siç shprehen numri i kandidatëve në pritje ka qenë i madh, ndërsa ndërprerja e deritanishme e punës ka shkaktuar pasoja që rrezikonin të thellohen më tej.

“Autoshkolla Momento përshëndetën vendimin e qeverisë pë rifillimin me punë pasi kjo ishte më se e nevojshme për mbarvajtjen dhe ecurinë e punës dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndërprera në autoshkollën tonë, nisur nga ajo se kërkesa e kandidatëve është e madhe dhe kjo paraqite një problem serioz në parandalimin e pasojave më të mëdha nëse do të vazhdonte ndalesa”, u shpreh drejtoresha, Bakiu.

https://europort.mk/wp-content/uploads/2020/05/video-51a693a31a9e525fd81f744b575b5e25-V-1.mp4

Kandidatët tanë dhe shëndeti i tyre janë prioriteti ynë kryesor, shtoi më tej Bakiu, e cila tha se në këtë autoshkollë janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të vijuar vijuar procesin e punës pa pengesa dhe ndonkë rrezik shëndetësor./Europort.mk/

Next Post
MONITORIM ZGJEDHOR – CIVILi e intensifikon monitorimin zgjedhor

MONITORIM ZGJEDHOR - CIVILi e intensifikon monitorimin zgjedhor

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk