Edhe krahas krizës me koronavirusin, ne kemi arritur ta rikthejmë zgjerimin në rrugën e duhur me metodologjinë tonë të rishikuar, e cila ka çuar në hapjen e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Oliver Varheji në një video mesazh me rastin e Ditës së Evropës.
“Samiti këtë javë e riafirmoi perspektivën evropiane të rajonit, si dhe angazhimin e përforcuar të BE-së. Dua t’i përgëzoj të gjithë partnerët tanë në Maqedoninë e Veriut për këto arritje dhe t’ju uroj gëzuar Ditën e Evropës”, porositi Varheii.
Ditën e Evropës, thekson eurokomisari këtë vit po e shënojmë në kohëra të jashtëzakonshme të pandemisë globale të koronavirusit.
“Në këtë krizë të paparë, BE ka reaguar shpejt për të mbrojtur jetën e njerëzve, për forcimin e sistemeve shëndetësore dhe zbutjen e ndikimeve socio-ekonomike. Ne po punojmë gjithashtu edhe në nivel global: nga mbështetja e përpjekjeve për të zhvilluar një vaksinë shpejt, në aktivitete solidariteti me partnerët tanë, duke filluar nga Ballkani Perëndimor. Si BE, kemi ofruar mbështetje financiare dhe kemi përfshirë partnerët nga rajoni në iniciativat e vendeve anëtare”, tha eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Oliver Varheiji në mesazhin për Ditën e Evropës.