• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Kuiz i diturisë për BE-në me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës

May 9, 2020
in INFO, Integrime
Kuiz i diturisë për BE-në me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës
Share on FacebookShare on Twitter

Kuiz onlajn i studentëve për Bashkimin Evropian do të mbahet nesër në organizim të Lëvizjes Evropiane në vendin tonë, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.

Kuizi, që do të mbahet në orën 14 në platformën e internetit “Zum”, do të marrin pjesë 13 studentë të universiteteve në vend, ndërsa do të mund të ndiqet drejtpërdrejtë në faqen e Fejsbukut të Lëvizjes Evropiane (www.facebook.com/EuropeanMovementEMMK).

Për studentët të cilët do të tregojnë më së shumti njohuri në 30 pyetjet për Bashkimin Evropian, për shtetet anëtare, si dhe për procesin e anëtarësimit të vendit tonë drejtë Unionit, Lëvizja Evropiane e MV-së si organizatore siguroi shpërblime në të holla.

Siç bëri të ditur lëvizja Evropiane, me kuizin e studentëve rrumbullakohen aktivitetet për shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës, që këtë vit realizohej përmes Fejsbukut me fushatë të përbashkët të lëvizjeve evropiane nga të gjitha shtetet evropiane nën moton “Bashkë për Evropën”.

Për dallim nga vitet paraprake theksi u vendos në aktivitetet masive, këtë vit fushata ishte drejtuar kah rrjetet sociale, me qëllim që në kushte të pandemisë në mënyrë elektronike të depërtojnë te numër sa më i madh i qytetarëve me bindje proevropiane dhe prodemokratike dhe gjatë kësaj të rritet vetëdija për vlerat evropiane.

Si pjesë e shënimit të Ditës së Evropës ishte organizuar garë studentore për fotografinë më të mirë në temën “Qyteti më i mirë evropian”, debat onlajn për shkëmbim të përvojave të studentëve përmes programit Erasmus plus, zgjedhjen e esesë më të mirë në temën “Bashkë për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, si dhe video konferencë në temën “Shoqëritë në kohën e krizave: shkaqet dhe pasojat” me pjesëmarrje të ekspertëve eminentë për procesin e integrimeve evropiane.

Next Post
Spasovski: Dorëheqja nga Çulevi akt moral, mosrespektimi i vendimeve dhe mosveprimi i policisë kërkon përgjegjësi

Spasovski: Dorëheqja nga Çulevi akt moral, mosrespektimi i vendimeve dhe mosveprimi i policisë kërkon përgjegjësi

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk