Gjatë 24 orëve të fundit ja bërë 411 teste, ndërsa janë konfirmuar 36 raste të reja pozitive me KOVID-19 edhe atë: Shkup-7, Kumanovë-4, Prilep-4, Tetovë 12, Velez-6, Gostivar-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 18821 teste për korona virus, njofton drejt.mk.
Gjatë natës së kaluar ka ndërruar jetë një pacient në spitalin e Shkupit, pasi kishte kaluar disa ditë në aparatet për frymëmarrje artificiale. Pacienti ishte i moshës 58 vjeçare.
Instituti i shëndetit publik ka regjistruar 13 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup-6, Kumanovë-2, Prilep-1, Tetovë-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Vinicë-1.