Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka zhvilluar bisedë telefonike me krerët e Bashkësive fetare në vend, me kreun e KOM-it z.Stefanin dhe kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin. Kjo vjen për shkak të shkeljeve të djeshme që u bënë në Strugë me liturgjinë ortodokse ku morrën pjesë një numër i madh i qytetarëve që nuk respektuan rekomandimet e qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi, si dhe për shkak të paralajmërimeve të BFI-së se të martën më 12 maj xhamitë do t’i hapin dyert për besimtarët.
“Si president i të gjithë qytetarëve u sugjerova liderëve fetarë se nga ata pres që t’u bëjnë thirrije qytetarëve për sjellje të përgjegjshme gjatë festave fetare, si dhe ta dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim masat e sjellura nga organet shtetërore. Masat që janë sjellë për mborjtje nga pandemia, nuk e ndalojnë asnjë qytetarë ta praktikojë besimin e vet fetar. Por, ajo që patjetër duhej të kufizohet dhe vazhdon të jetë e kufizuar, janë tubimet masive me rastin e festave të cilës do fe, si dhe traditat fetare. U bëje thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë në mënyrë të duhur në kuadër të përgjegjësive që i kanë për ruajtjen e stabilitetit. Ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, pandemia Covid-19 vazhdon ende, ndërsa punëtorët shëndetësor me përpjekje të palodhshme dhe mbinjerëzore çdo ditë janë të angazhuar për shërimin e qytetarëve tanë të cilët janë të infektuar. Në interes të të gjithë qytetarëve ndërsa me qëllim që sa më shpejtë ta kajomë situatën, kërkova nga kreu i KOM-it dhe ai i BFI-së të veprojnë në mënyrë preventive dhe të mos i nxisin tubimet me grupe të mëdha të besimtarëve”, thuhet në reagimin e Presidentit të shtetit.