Deri në afatin e fundit që skadoi mbrëmë në mesnatë, 21.542 kompani nga vendi kanë aplikuar për masën e Qeverisë për mbështetje financiare të pagave për të përfituar nga 14.500 denar subvencion nga Qeveria për pagën e muajit prill.
Siç njoftoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, më së shumti aplikime kanë ardhur nga sektori i hotelierisë dhe transportit, ndërsa për muajin prill ka pasur interesim për shfrytëzimin e kësaj mase edhe nga ana e tregëtarëve individual dhe personave fizik.
“Në përputhje me Urdhëresën me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve të goditur nga kriza ekonomike-shëndetësore e shkaktuar nga korona virusi KOVID-19 për pagesën e pagave të muajve prill dhe maj 2020, në DAP përfshirë edhe afatin e fundit 7 maj, përmes sistemit e-tatim janë dorëzuar gjithsej 23.861 kërkesa për mbështetje financiare, ndërsa kanë të bëjnë me 21.542 kompani. Kërkesat e njëjta do të përpunohen dhe miratohen në afat prej tre ditëve dhe do të dorëzohen te sekretariati general i Qeverisë së RMV-së prej ku do të kryhet pagesa e mjeteve për muajin prill. Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve, 2.377 janë nga sfera e hotelerisë, 253 agjencione turistike, 2.177 transport, 258 objekte për akomodim dhe 16.625 veprimtari të tjera”, tha Llukarevska.
Llukarevska kujtoi se për mbështetjen financiare në vlerë prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj mund të aplikojnë edhe personat fizik, tregëtarët e pavarur, bujqit ose zejtarët.