• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Socialdemokratët evropianë presim implementim të vendimit për fillimin e negociatave

May 5, 2020
in INFO, Integrime
Socialdemokratët evropianë presim implementim të vendimit për fillimin e negociatave
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Samitit të nesërm BE – Ballkani Perëndimor, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (SD) në Parlamentin Evropian publikoi deklaratë në të cilën kërkon që liderët evropianë ta bëjnë të qartë se zgjerimi është politikë më e suksesshme e Unionit dhe kërkojnë zbatim më të shpejtë të vendimit për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Samiti partiak i socialdemokratëve evropianë do të mbahet nesër, përmes video konferencës, para fillimit të takimit të  liderëve BE – Ballkani Perëndimor, në të do të marrin pjesë liderët e partive anëtare të Grupit të Socialdemokratëve, mes të cilëve edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, si dhe kryetari i parlamentit Evropian, David Sasoli dhe shefi i diplomacisë, Zhozep Boreli.

Socialdemokratët në deklaratë përkujtojnë se zgjerimi “e ka bërë Unionin më me ndikim, e ka përforcuar kapacitetin e saj që të sjellë ndryshime pozitive në vendet kandidate” dhe kërkon “BE-ja qartë të thotë se është partner kryesor për rajonin kur bëhet fjalë për ndërtim të demokracisë dhe drejtësisë sociale”.

Partitë e qendrës së majtë në Parlamentin Evropian kërkojnë kushtëzim të qartë me reforma në procesin euroatlantik, para së gjithash lidhur me sundimin e të drejtës,luftën kundër korrupsionit, respektimin e  të drejtave të njeriut dhe lirive të mediave.

Ata kërkojnë, gjithashtu, rishikim të veçantë të dimensionit social në procesin e anëtarësimit në BE, që të krijohen kushte më të mira për punë dinjitoze, me çfarë, shpresojnë, do të ulen tensionet sociale dhe do të parandalohet derdhja e trurit nga rajoni, si dhe eliminimit të konkurrencës së padrejtë sociale dhe ekonomike në BE.

Next Post
Mali Sharr dhe Malet e Osogovës shpallen dy zona të mbrojtura në vend

Mali Sharr dhe Malet e Osogovës shpallen dy zona të mbrojtura në vend

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk