Elida Zylbeari, gazetare
Liria e mediave është kushti themelor për gazetarinë cilësore dhe profesionale. Nëse një gazetar nuk është i lirë, thjeshtë nuk mund të thuhet se bën gazetari, por propagandë, ose ndonjë formë tjetër e cila nuk i përket gazetarisë. Gazetarët janë si zogjtë, nëse nuk kanë krahë të fluturojnë lirshëm, do të ngecin në kafazin e diktaturës. Demokracia në një vend nuk matet kot me nivelin e lirisë së mediave. Andaj, kokën lartë dhe mos lejoni t’ju cenohet liria juaj!