• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Xhaferi ende hesht për mbledhjen e Kuvendit

April 26, 2020
in INFO
Xhaferi ende hesht për mbledhjen e Kuvendit
Share on FacebookShare on Twitter

Akoma mbetet e paqartë nëse Kuvendi do të mblidhet përsëri ose jo, pasi nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, as gjatë vikendit nuk ka arritur ndonjë përgjigje ndaj kërkesës për seancë urgjente në të cilën siç kanë propozuar 35 deputetë do të duhej të konfirmohen dy vendimet e presidentit të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të situatës me Covid 19.

Sipas Kushtetutës kryeparlamentari është i vetmi që e ka një kompetencë të tillë, ndërsa as sipas Kushtetutës e as sipas rregullores nuk ka ndonjë afat në të cilin ai duhet të përgjigjet, e as nuk e obligojnë që ta bëjë një gjë të tillë.

Pra, nëse prej kryeparlamentarit Presidenti, Qeveria ose të paktën 20 deputetë kërkojnë që të caktojë seancë, ai mundet, por nuk e ka patjetër të caktojë seancën. Talat Xhaferi në disa prononcime të tij më parë, ka theksuar se Kuvendi i vetëshpërbërë nuk mund të thirret përsëri.

Kërkesa e cila të enjten ka arritur në kabinetin e kryeparlamentarit, ka ardhur me iniciativë të LSDM-së, por e kanë nënshkruar edhe deputetët e thuajse të gjitha partive politike.

Kundër kësaj iniciative janë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe BDI.

Përndryshe, Kuvendi është institucion i angazhuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse ai nuk mund të mblidhet, presidenti i shtetit shpall zgjedhje të jashtëzakonshme për 30 ditë, ndërsa menjëherë kur të jetë e mundur duhet ta njoftojë kuvendin. Javën e kaluar, presidenti Pendarovski solli vendim të tillë për të dytën herë me rradhë. Sipas nenit 67 të rregullores, kryeparlamentari mund të thirr seancë me kërkesë të presidentit të shtetit, Qeverisë, ose 20 deputetëve, por ai nuk është i obliguar ta bëjë një gjë të tillë. Kujtojmë se me mbi 100 vota “për” Kuvendi është vetëshpërbërë në muajin shkurt për shkak të zgjedhjeve atëherë të caktuara për më 12 prill, por për shkak të pandemisë më Covid 19, këto zgjedhje janë prolonguar për një afat të pacaktuar.

Next Post
ISHSSH ka kryer dy kontrolle inspektimi në Kumanovë, janë ngritur procedura për shkelje

ISHSSH ka kryer dy kontrolle inspektimi në Kumanovë, janë ngritur procedura për shkelje

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk