• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Numri i të shëruarve më i madh se numri i të infektuarve

April 20, 2020
in CORONA VIRUS, INFO
Numri i të shëruarve më i madh se numri i të infektuarve
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 21 pacientë të shëruar – 16 nga Shkupi, tre nga Kumanova dhe dy nga Shtipi, të gjithë u mjekuan në kushte shtëpie. Me këtë deri më tani, numri i pacientëve të shëruar në vend është 200.

Kanë vdekur tre pacientë pozitiv në Kovid-19. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ka vdekur një paciente 46-vjeçare nga Llabunishta e pranuar më 29 mars, ndërsa një kohë të gjatë ka qenë në ventilim mekanik dhe një pacient 71-vjeçar nga Prilep, i mjekuar në klinikë nga 15 prilli.

Në SPQ “8 Shtatori”, ka vdekur një paciente 63-vjeçare nga Kumanova, e hospitalizuar në një gjendje të rëndë më 6 prill dhe e vendosur menjëherë në aparat frymëmarrjeje.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 18 raste të reja të koronavirusit, nga të cilat nëntë në Kumanovë, pasuar nga Shkupi, Shtipi dhe Tetova, me nga dy raste dhe nga një rast në Veles, Gostivar dhe Pehçevë.

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me kovid-19 në vendin tonë është 1225, ndërsa shpërndarja e fundit sipas qyteteve është: Shkup – 411, Kumanovë – 338, Dibër – 51, Shtip -34, Prilep – 117, Tetovë – 57, Strugë – 55, Veles – 59, Manastir – 17, Ohër – 15, Kavadar – 4, Gostivar – 13, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 4, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 27, Probistip – 2, Kërçovç – 2, Negotinë – 2, Demir Hisar – 1, Makedonski Brod – 2 dhe Pehçevë – 1.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 263 teste. Përmes ISHP-252, përmes Sistinës me metodën PCR -11. Deri më tani në vend, janë kryer gjithsej 12.133 teste të Kovid -19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, janë pranuar tre pacientë nga Shkupi, Struga dhe Prilepi  me gjendje të mesme deri të rëndë dhe gjendje të rëndë. Gjithsej 56 u shtruan në spital, 18 prej të cilëve janë me mbështetje të oksigjenit dhe tre në ventilim mekanik.

Në SPQ “8 Shtatori”,janë pranuar 15 pacientë të rinj. Pacientët e dyshuar që kanë marrë rezultat negativ janë transferuar në reparte të tjera dhe aktualisht në repartin për kovid-191, janë të hospitalizuar 34 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar. Nëntë pacientë kanë pasqyrë klinike më të rëndë dhe gjashtë janë në aparatin respirator .

Në spitalin e Manastirit, 14 pacientë janë shtruar në spital dhe të dyshuar për kovid, ndërsa në mjekim shtëpiak përcillen edhe 15.

Për momentin, në spitalin e Shtipit mjekohen pesë pacientë pozitivë në kovid, të gjithë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 19 pacientë janë duke u trajtuar në shtëpi, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Next Post
Spasovski: Pas festave të një majit, të fillojë procesi i kthimit të jetës në normalitet

Spasovski: Pas festave të një majit, të fillojë procesi i kthimit të jetës në normalitet

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk