• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Ndalohet hyrja në Tetovë, obligohen maskat, masa shtesë edhe në Kumanovë e Prilep

April 18, 2020
in CORONA VIRUS, INFO, POLLOG, Tetovë
Në Tetovë dhe Gostivar vazhdon të rritet numri i të prekurve nga Covid -19
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e RMV-së sot në mbledhjen e 43-të të zhvilluar online, shqyrtoi dhe miratoi propozimet e shtabit të krizës për masat që duhet të merren në të ardhmen për t’u përballur me pandeminë dhe pasojat e saj.

Për qytetet: Tetovë, Kumanovë dhe Prilep u vendos që të merren masa të veçanta si rezultat i shtimit të numrit të rasteve në këto qytete.

-Një pjesë e donacioneve nga pajisjet mbrojtëse që Maqedonia e Veriut i ka pranuar t’u jepen komunës së Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit.

-U vendos që të ndërpritet transporti publik dhe privat, më sakt të gjitha hyrjet dhe daljet në Tetovë nga komunat e Pollogut dhe të Shkupit.

-Dekret për mbajtje obligative të maskave pas daljes nga shtëpia (në rrugë, hapësira publike, në punë, në dyqane) në komunat: Tetovë, Kumanovë dhe Prilep. Mund të përdoret maskë medicinale, por edhe maska prej materialeve tjera, shami ose shall. Me rëndësi është të mbulohen hunda dhe goja. Ndërmarrjet të cilat shesin pajisje mbrojtëse duhet të rruajnë përqindje të caktuar të maskave për nevojat e institucioneve shtetërore.

Qeveria vendosi t’u rekomandojë të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe veçanërisht atyre që jetojnë në komunat e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit, në përputhje me vendimet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë për të zvogëluar numrin e njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre dhe vetëm për arsyet më të patjetërsueshme, për të shkuar në punë, si dhe për të lënë në shtëpi vetëm një anëtar të familjes për të blerë sende ushqimore nga marketet dhe ilaçe nga barnatoret.

-Do sillet Dekret i veçantë për dënime të detyrueshme për shkeljet e rekomandimeve në vijim: grupim të më shumë se 2 personave dhe mosmbajtja e distancës. Policia duhet të sigurojë fotografi të shkeljes (për veprim të mëtutjeshëm). Dënimet do të lëvizin ndërmjet 1000 dhe 1500 denarësh.

-Dekret që bankat t’i respektojnë të njëjtat rregulla para dhe brenda hapësirave të tyre njësoj si marketet.

-Dekret për detyrim për pajisje mbrojtëse për punëtorët në shitore, barnatore dhe markete.
Definimi i numrit të njerëzve në 100m2.

-Mënyra speciale e pagesës së subvencioneve dhe pensioneve në 2 javët e ardhshme (tanimë ka protokol të propozuar për subvencionet).

-Dekret për të gjitha TV/Radio për sigurimin e 2-3 minutave kohë për transmetim të mesazheve informative të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria lidhur me #COVID19

Next Post
Trump paralajmëron pasoja për Kinën, nëse del fajtore për korona virusin

Trump paralajmëron pasoja për Kinën, nëse del fajtore për korona virusin

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk