Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski ka njoftuar se është i infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bë të ditur në profilin e tij në facebook, ku thotë se përveç tij edhe 40 qytetarë të Kumanovës kanë rezultuar pozitiv.
“Sapo mora rezultatet për personat e rinj pozitiv me Kovid-19 në Kumanovë, gjithsejtë 40 qytetarë të mi të dashur, mes të cilëve edhe unë personalisht. Ju inkurajoj që bashkë dhe të disiplinuar të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqeje të përbashkët, e di se do ta mposhtim, jam i bindur në këtë, ju lutem që të jemi të përmbajtur, nuk ka vend për panik, kërkoj nga ju disiplinë, respektim të masave dhe rekomandimeve për distance sociale. Ju lutem nga shpirti dhe zemra, Ju lutem respektoni masa, shmanguni kontakteve të afërta, shëndeti është mbi të gjitha, kështu do të fitojmë të gjithë”, ka shkruar Dimitrievski.