Kryqi i Kuq Gostivar gjatë këtyre ditëve ndau mbi 1.200 paketime me ushqim dhe produkte higjienike familjeve me rrezik social në tre komunat e rajonit të Gostivarit, përcjell GazetaExpress.
Vullnetarët e kësaj organizate ndihmojnë edhe në blerjen e barnave për personat që kanë mundësi të dalin nga shtëpitë e tyre.
“Që nga fillimi i krizës, organizata jonë mori ndihmë të madhe humanitare, nga firmat dhe nga njerëzit”, tha kryetarja e Kryqit të Kuq Gostivar, Merita Alili.
Vullnetarët deri tani kanë dërguar 713 paketime me ushqim dhe 500 paketime me pajisje higjienike ndërsa familjet e me rrezik social kanë mjaftueshëm për dy javë.
Krahas ndihmës së dhënë, në depot e Kryqit të Kuq ka rreth 600 paketime me ushqim dhe higjienë që do të shpërndahen në periudhën që vjen./GazetaExpress/