• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Pesë kallëzime penale për shkeljen e orës policore mbrëmë në Hasanbeg

April 14, 2020
in INFO
Pesë kallëzime penale për shkeljen e orës policore mbrëmë në Hasanbeg
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkelje të orës policore mbrëmë në Hasanbeg, Ministria e brendshme ka ngritur 5 kallëzime penale. Deri në Prokurorinë Publike janë dorëzuar 3 padi për tre shtetasit të cilët mbrëmë u fotografuan në rrugë gjatë orës policore rreth orës 21.20. Ministri i brendshëm Naqe Çulev doli me detaje se fillimisht ishin 8 persona që nuk kanë respektuar masën e ndalimit të lëvizjes së lirë, ndërsa pesë prej tyre kanë ikur gjatë arritjes së patrullës policore. Njëri nga tre të ndaluarit është këshilltar i LSDM-së në Gazi Babë. Çulev tha se punën e policisë u përpoqën ta pengojnë me ndikime politike. Ai tha se nuk ka pasur përdorim të dhunës fizike gjatë intervistimit.

Me këtë deshi që të bëjë presion ndaj zyrtarëve policorë që të mos ngritin kallëzimin përkatës deri tek prokuroria Publike. Njëkohësisht edhe të tjerët të ndaluar, të cilët kanë shkelur Kodin Penal janë simpatizantë apo anëtarë të kësaj partie politike – deklaroi Naqe Çulev, Ministër i brendshëm.

MPB ka ngritur edhe dy kallëzime penale për nxitje të shkeljes së orës policore dhe të shkeljes së të njëjtës. Ministri Çulev tha se policia do të veproj njëjtë për të gjithë ata që shkelin orën policore. Edhe masa e protestuesve sipas tij, do të ndëshkohen sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Është siguruar video materiali, që po zbatohet një analizë e detajuar me qëllim të gjetjes dhe identifikimit të personave, të cilët kanë prishur qetësinë dhe rendin publik, kanë bërë vepra penale, nuk i kanë respektuar masat e qeverisë. Për këta do të procedohen kallëzimet penale adekuate – u shpreh Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Mbrëmë në terren doli edhe Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski i cili u tha turmës se vetë do të angazhohet për lirimin e të ndalurve. Nga MPB thanë se ai si kryetar i shtabit komunal të krizës nuk ka shkelur protokollin e masave, por se ka ushtruar ndikim politik ndaj forcave të rendit.

Unë si kryetar komune me vetë iniciativë dola në vendin e ngjarjes me të marr vesh se diçka po ndodh. Kjo është detyrë e imja me një qëllim të vetëm që të qetësoj situatën dhe gjithçka të kthehet në normale, pa asnjë incident shtesë – tha Boris Georgievski, Kryetar i Komunës së Gazi Babes.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit 98 persona nuk respektuar masën e ndalimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Policia ka ndaluar 67 janë prej tyre, 17 të tjerëve iu janë dhënë vërejtje ndërsa ndaj të tjerëve thonë nga MPB se do të pasojnë masat e gjobave.

Next Post
Nuk ka raste të reja më KOVID19 në burgun e Shutkës

Nuk ka raste të reja më KOVID19 në burgun e Shutkës

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk