• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Filipçe: Edhe dy laboratorë në funksion për testimin e korona virusit

April 13, 2020
in CORONA VIRUS, INFO
Filipçe: Edhe dy laboratorë në funksion për testimin e korona virusit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se gjatë javës në funksion do të vendosen dy laboratorë shtesë – laboratori në ASHAM dhe në Institutin për mjekësi ligjore me çka do të shkurtohet koha e pritjes së rezultateve nga testet për koronavirus.

“Me këtë kapaciteti i numrit të testimeve gjatë ditës rritet për 50 deri në 100 me çka në mënyrë praktike do të eliminohet pritja e gjatë e rezultateve, duke e pasur parasysh numrin e madh të briseve që arrijnë në laboratorin e ISH-së”, ka thënë Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Në përgjigjen  e gazetarëve sqaroi se qëllimi është që të shkurtohet koha e pritjes dhe rezultatet të merren për një ditë, gjegjësisht 24 orë.

Për momentin bëhet, tha edhe riorganizim i laboratorit në ASHAM, i cili nuk është i dizajnuar për një lloj të tillë të diagnozës, ndërsa pritet deri të mërkurën më së voni të enjten ky sistem të jetë gati, gjegjësisht pritja e rezultateve të reduktohet në 24 orë.

Filipçe paralajmëroi edhe zbatim të skriningut në Dibër duke e pasur parasysh se atje më nuk ka të rinj të infektuar, ndërsa të gjithë pacientët po shërohen, për çka do të shfrytëzohet donacioni prej 20,000 testeve për skrining për antitrupa.

“Do të bëjmë një skrining në numër prej 20-30 për qind të popullatës së përgjithshme në rajonet në të cilat deri më tani ka pasur masa të restriksionit të lëvizjes të vendosura që para situatës së jashtëzakonshme me çka duam të bëjmë skrining të popullatës dhe të vlerësohet imuniteti, që do të jetë një shembull i shkëlqyer për atë çka o të mund të presim edhe në nivel të tërë shtetit në atë moment kur do të vendosim se duhet të bëhet skrining i tillë me antitrupa në pajtim të kohës së epidemisë, gjegjësisht koha  në të cilën gjendemi në lakore epidemiologjike”, theksoi Filipçe.

Shtoi se tani më është bërë edhe orar për ndarjen e një milionë maskave mbrojtëse të dhuruara nga Republika e Çekisë, të cilat do të distribuohen deri tek të gjitha institucionet në pajtim me nevojën e tyre.

Nga fundi i kësaj jave pritet të arrijë edhe ndihma nga SHBA-ja, në pajisje mbrojtëse, e cila, gjithashtu do të distribuohet në mënyrë përkatëse ose do të plotësohen rezervat në Ministrinë e Shëndetësisë.

Next Post
Rrjeti nacional kundër dhunës propozon masa për mbrojtje të grave dhe fëmijëve në kushte krize

Rrjeti nacional kundër dhunës propozon masa për mbrojtje të grave dhe fëmijëve në kushte krize

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk