Për shkak të pasojave nga pandemia Kovid-19-të punëdhënësit nëse janë të detyruar të pushojnë nga puna, atëherë atë ta bëjnë si tepricë teknologjike, dhe jo largim të nënshkruar me kontraktë, njoftoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar.
Në këtë mënyrë sipas tij të punësuarit e larguar do të kenë të drejtë në kompensim.Në qoftë dikush nga puntorët mund të jetë i shantazhuar nga punëdhënësit atë duhet ta paraqesin në inspektoratin e punës tha Bajraktar.
“Në asnjë mënyrë të mos nënshkruajnë marrveshje për pushim nga puna pasiqë do të mbeten pa kompensim, Ndërkaq më së shumti u apelojmë punëdhënësve që në këto moment të rënda të jemi të bashkuar, solidarë pasiqë me vetë marrveshjen të punësuarin do ta lëmë edhe pa rrogë edhe pa kompensim të cilat i jep Agjencioni për punësim”, u shpreh zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar.