Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Fejsbuk konfirmoi se është në vetizolim për shkak të kontaktit me një pacient me koronavirus, ndjehet mirë dhe se është duke pritur për rezultatin e testit që i është bërë sot.
Dëshiroj t’ju informoj se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë në TV me një gazetar, për të cilin kohët e fundit u vërtetua se ishte pozitiv në Kovid-19. Megjithëse gjatë intervistës kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve, që nga sot jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot jam testuar për praninë e virusit dhe i presim rezultatet gjatë ditës – pas çka do të përcaktohen hapat e ardhshëm”, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.