Dokumentet personale (letërnjoftimet dhe pasaportat) që u ka skaduar afati do të vlejnë deri sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.
“Qytetarët të mos shqetësohen për dokumentet. Më e rëndësishme është që ta mbrojnë shëndetin e tyre, më e rëndësishme është kontribuimi i përhapjes së coronavirusit”, tha Spasovski.
Ndryshe, qytetarët u shprehën të shqetësuar për shkak se me kufizimet e reja të lëvizjes nuk do të mund të nxjerrin dokumentet e tyre.