Qytetarët e Kumanovës bëjnë përgaditjet e fundit për masëm më të re të Qeverisë, ndalimin për lëvizje që do të fillojë sonte në ora 21:00 dhe dp të zgjasë deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit të së hënës. Qytetarë të shumtë janë parë duke pritur në rradhë para supermarketeve dhe shitoreve për tu furnizuar me arikujt e nevojshëm gjatë gjithë fundjavës. Në mbledhjen e sotme Qeveria vendosi që të shkurtojë lëvizjen e qytetarëve në Kumanovë edhe gjatë ditëve të javës, nga e hëna deri të premten, prej ora 16:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.