• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Maqedonia e Veriut merr pjesë në takimin e parë si anëtare e barabartë e NATO-s

April 2, 2020
in INFO, Integrime
Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngirt në selinë e NATO-s (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në takimin e Këshillit  Atlantik të Veriut (NAC) në formatin e shefave të diplomacive, që do të jetë pjesëmarrja e parë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të Aleancës, si vend-anëtar i plotfuqishëm i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Pas anëtarësimit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO më 27 mars të vitit 2020 dhe pas ceremonisë së ngritjes së flamurit maqedonas në seli dhe komandat ushtarake të NATO-s, takimi i ardhshëm është ngjarja e parë  punuese e ministrit Dimitrov, ku do të marrë pjesë aktive në diskutimin për çështje prioritare dhe  aktivitetet e Aleancës, thuhet në kumtesë.

Duke e cekur takimin e sivjetmë, i cili për shkak të masave restriktive të vendosura pas pandemisë së koronavirusit do të mbahet përmes video konferencës, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, dje paralajmëroi se në tubim “do t’i dëshirohet mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të”.

“Madje edhe në këto kohë të vështira, vazhdojmë të shohim përpara”, deklaroi ai.

Sipas paralajmërimeve, ministrat në pjesën më të madhe do të fokusohen në koordinimin e ndihmës në luftën kundër pandemisë me koronavirusin dhe do të prezantohen masat që NATO-ja dhe anëtaret e saj do t’i ndërmarrin gjatë krizës.

“Kjo është krizë globale shëndetësore. Mendimet tona janë me të gjitha viktimat e pandemisë dhe familjeve të tyre. I falënderohemi të gjithë atyre që janë në linjat e para – punonjësve shëndetësorë, të mbështetur me përpjekje civile. NATO ka rolin e vet të ndihmojë në këtë luftë me armikun e padukshëm”, tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re, gjithashtu e shfrytëzon sistemin për përgjigje ndaj krizave të Aleancës në mënyrë që të koordinohet në nivel qeveritar.

“Do të shqyrtojmë si t’i shfrytëzojmë kapacitetet ushtarake dhe strukturën e NATO-s, për ta rritur dhe përshpejtuar mbështetjen tonë në përgjigjet nacionale ndaj Kovid-19, sepse të gjithë së bashku jemi në këtë krizë dhe përgjigja jonë e përbashkët do të jetë më efektive. Detyra kyçe e NATO-s, siguria dhe mbrojtja e mbi një miliardë njerëzve në botë, duhet të ruhet dhe duhet të sigurohemi se kjo krizë shëndetësore nuk do të shndërrohet në krizë të sigurisë”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm.

Por, në takim, krahas për përforcimin e përgjigjes së vendeve të NATO-s në përballje me krizës me Kovid-9, do të bisedohet edhe për operacionet dhe misionet themelore të Aleancës, përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit, për planin paqësor për Afganistanin dhe ndihmën për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Next Post
72 persona nuk e kanë respektuar orën policore

72 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk