Numri i të infektuarve me lorona virus gjatë 24 orëve të fundit ëshhtë rritur në 18 nga 16 sa njoftoi në konferencën për media ministri Venko Filipçe. Në një njoftim zyrtarë ai tha se edhe dy pacientë të tjerë ndërkohë janë diagnostifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Të ndarë nëpër qytete rastet e reja janë:
Shtip – 6, Shkup – 3, Velez – 3, Strugë – 2, Strumicë – 1, Dibër – 1, Tetovë – 1 dhe Gjevgjeli – 1.
Me këto raste, numri i të prekurve me virusin KOVID-19 në nivel shtetëror është rritur në 259. Sipas vendbanimeve ata ndahen:
– Shkup – 154
– Dibër – 46
– Kumanovë – 21
– Shtip – 14
– Prilep – 8
– Velez – 6
– Tetovë – 5
– Strugë – 5
– Ohër – 3
– Kavadar – 2
– Gostivar – 1
– Manastir – 1
– Gjevgjeli – 1
– Strumicë – 1
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë për shtyp të mbajtur sot ka thënë se gjatë ditës së djeshme në Klinikën infektive në Shkup, kanë vdekur dy persona të prekur nga korona virusi.
Një pacient i moshës 91 vjeçare i cili ka qenë i hospitalizaur para tetë ditëve, dhe një pacientë 31 vjeçar të cilit i është përkeqësuar gjendja.