Qeveria mori vendim gjatë fundjavave të vendoset ndalesë për lëvizje në të gjithë territorin e shtetit nga ora 16.00 deri në 05.00, me qëllim të parandalohet përhapja e koronavirusit. Rrugët e Shkupit janë të zbrazura, ndërsa në pajtim me vendimin, të gjitha institucionet publike dhe kompanitë private që punojnë gjatë fundjavës, u janë përshtatur përkufizimeve të reja për lëvizje dhe e përfunduan procesin e punës deri në orën 15.00.
Bujqit që kultivojnë kultura të hershme kopshtare dhe kanë aktivitete urgjente lidhur me prodhimin në serra përjashtohen nga ndalesa për lëvizje në fundjava nga ora 16.00 deri në orën 05.00. Bujqit e tjerë, nga nënsektorët e tjerë (blegtorët, kultivuesit e frutave) nëse kanë aktivitete të urgjente lidhur me prodhimin bujqësor gjatë ndalesës për lëvizje, duhet përmes telefonit të lajmërohen në njësitë rajonale të Ministrisë për të marrë leje.
Prodhuesit e uzinave dhe fabrikave e vazhdojnë prodhimin e tyre të organizuar në turne. Në pajtim me konkluzionin e Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave, punëtorët gjatë ndalesës për lëvizje do të mund të shkojnë në vendet e tyre të punës me leve të posaçme për kryerjen e punës në turne.
Të gjitha ndalesat dhe përkufizimet e miratuara paraprakisht, mbesin në fuqi.
Vendimin Qeveria e miratoi në seancën e saj të 28-të, të mbajtur më 25 mars, në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit Kovid-19.
Patrullimet policore e kontrollojnë zbatimin e orës policore, ndërsa nëse dikush nuk e respektin masën në pajtim me ligjin do të ndëshkohet.