Tri javët e ardhshme janë vendimtare për fatin e qytetarëve të vendit karshi pandemisë së coronavirusit.
Për këtë atyre u është bërë thirrje nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë për mos neglizhim të udhëzimeve për parandalimin e përhapjes së virusit.
Zyrtarët qeveritar njoftuan se e gjithë lufta ndaj virusit do të bëhet me buxhet vetanak dhe se nga Bashkimi Evropian që i dha 7.5 milionë euro fonde Serbisë, kanë marrë vetëm mbështetje morale.
Numri i personave të prekur nga coronavirusi është rritur gjatë së shtunës duke shkuar në 28.
Prej tyre 21 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe 7 në shtëpitë e tyre.
Ndërsa 39 persona të ardhur nga vende të ndryshe të Evropës janë izoluar për 14 ditë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila është duke u shfrytëzuar si karantinë.
Autoritetet e vendit janë duke ndaluar qëndrimet në parqe e sheshe me qëllim të shmangies së krijimit të turmave.
Top Channel