Qeveria miraton masa të reja për ndalesa dhe rekomandime, ndërsa zbatimin e tyre do ta ndjekë edhe ushtria.
Në mesin e masave të miratuara të enjten në orët e natës bëjnë pjesë:
1. Ndalohet qasja e personave dhe veturave në parkun e pyllit Vodno çdo ditë, në periudhën prej ora 18:00 deri në ora 06:00 ditën e ardhëshme.
Për këtë qëllim angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme me vetura patrollë të mbyllë hyrjen në parkun e pyllit Vodno.
2. Ndalohet grupimi i më shumë se pesë personave në parqe dhe vende të tjera publike dhe hapsira publike.
Për këtë qëllim obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut që ti shpërndajnë këto grupe dhe ti intensifikojnë kontrollet.
3. Ndalohet mbajtja e mësimit dhe rralizimi i trajnimeve dhe provimeve qendrat e provimeve nga ana e auto shkollave për trajnim të vozitësve në periudhë prej 14 ditëve.
4. Ju rekomandohet të gjithë punëdhënësve në Republikën e Maqedoni së Veriut, gjeqësisht çdo personi udhëheqës të institucionit, varësisht nga lloji i punës dhe mundësitë, ta organizojë punën dhe mënyrën e punës së të punësuarve, përmes punës prej në shtëpi, pa e prishur funksionimin e rregullt dhe normal të institucionit.
Përjashtim nga kjo masë bëjmë vetëm të punësuarit në ministrinë e punëve të brendshme, shëndetësisë, mbrojtjes, Armatë, zjarrfikësit, doganat, si dhe shtëpi për kujdesin e pleqve dhe shtëpitë për grupe të vogla.
Në përputhje me këtë Qeveria në seancat qeveritare dhe trupat punues do të shqyrto vetëm materiale lidhur me ekzistimin e gjendjes së kashtëzakonshme.
5. Të gjitha marketet, barnatoret, bankat dhe objektet të cilat ofrojnë shërbime postare, detyrimisht të siguroj shërbim për mbajtjen e rendit gjatë hyrjes dhe në brenndësinë e objektit me qëllim që të ko trollohet hyrja dhe numri i personave në të njëjtat që të sigurohet distanca minimale e nevojshme prej dy metrave mes personave para dhe brenda objekteve.
Qeveria ka obliguar poashtu edhe policinë që të kontrollojë shtëpitë e uikendit në Sopishtë dhe Sonje, ku organizohen ahengje dhe mbledhi. Me vendim të Qeverisë është ndaluar eksporti i grurit, deri më 30 prill.
Në seancën e së enjtes është sjellë edhe vendim për caktimin e çmimeve më të larta të lejuara për disa produkte me shumicë dhe pakicë, si buka, krypa, sheqeri, vaji, qumështi dhe prodhimet e qumështit, vezëve, miellit, pastave, barnave, pajisjeve për mbrojtje personale, mjeteve për higjienë personale dhe mjeteve për dizenfektim. Çmimi më i lartë për këto produkte kufizohet në vlerën e çmimeve që janë zbatuar më 11 mars 2020 kur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpall pandemia e korona virusit COVID19.
Qeveria ka miratuar edhe masat për mbështetje të kompanive private që pësojnë nga kriza përmes subvencionimit të kontributeve dhe kredive.
Listën e plotë të vendimeve mund ta lexoni në këtë faqen e Qeverisë:
https://vlada.mk/node/20608