Qeveria sot në seancë ka sjellë vendim që t’i propozojë Kuvendit të RMV-së të propozojë gjendje të jashtëzakonshme.
Këtë sot e ka theksuar në konferencë për shtyp, kryeministri Oliver Spasovski i cili ka thënë se situata serioze para së cilës gjenden qytetarët, për shkak të kërcënimit ndaj shëndetit nga koronavirusi, por edhe mbi ekonominë imponon masa të jashtëzakonshme.
“Kjo është situatë e jashtëzakonshme dhe prandaj nevojitet gjendje e jashtëzakonshme. Qeveria nuk ka dilemë dhe prandaj në seancën e sotme kemi marrë vendim për vënien e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e mbarë vendit tani dhe menjëherë”, ka thënë Spasovski.