• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Friday, April 30, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Kryesimi kroat propozon javën e ardhëshme të meret vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

March 18, 2020
in INFO, Integrime
Kryesimi kroat propozon javën e ardhëshme të meret vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesimi kroat me BE-në propozon që javën e ardhshme të sillet vendim për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa konferencat e para inkuadruese ndërqeveritare të thirren menjëherë pas miratimit të kornizës negociuese.

Kjo qëndron në Propozim konkludimet e Zagrebit për takimin e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së që do të mbahet më 24 mars, në të cilat ka pasur qashe agjencia kroate e lajmeve Hina.

Sipas Hinës, pritet që ministrat e jashtëm të vendeve nga Unioni t’i pranojnë këto konkludime, pasi që paraprakisht për to do të bisedohet në nivel të ambasadorëve të anëtareve të BE-së.

Teksti i konkludimeve duhet të mbështetet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare, për ç’arsye janë të mundshme ndryshime në projektin e propozuar para miratimit të tij. Këtë vendim, nëse miratohet nga Këshilli i ministrave, duhet ta mbështetë edhe Këshilli i Evropës, përkatësisht shefat e shteteve apo qeverive të anëtareve të BE-së, në Samitin e caktuar për më 26 dhe 27 mars, thekson agjencia kroate.

Sipas propozim konkludimeve, Këshillin për punë të përgjithshme duhet ta thirr Komisionin evropian të propozojë projekt kornizë për negociata me dy shtetet sa më parë, ndërkaq më së voni deri në qershor të këtij viti.

Në pajtim me rregullat e BE-së, korniza negociuese duhet të mbështetet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, që është parakusht për thirrje të konferencës së parë ndërqeveritare me çka zyrtarisht fillojnë negociatat për anëtarësim.

Përfaqësues zyrtarë të Misionit të përhershëm të Kroacisë në BE në deklaratë për agjencinë Hina nuk dëshiruan t’i komentojnë propozim konkludimet, duke thënë vetëm se edhe përkundër krizës së tanishme të shkaktuar nga pandeMEDIAL e koronavirusit, ata intensivisht punojnë edhe në çështje të tjera, si zgjerimi i Unionit, që është një nga prioritetet e kryesimit kroat me BE-në.

Next Post
Qeveria propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk