MPJ-ja është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët tanë, të cilët në mënyra të ndryshme tentojnë nga vende tjera të arrijnë në Maqedoni të Veriut, ndërsa prioritet janë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë qëndrim në shtetet e treta dhe të cilët kanë qenë atje për shkak të ndonjë arsye dhe duan të kthehen në shtëpi, porositi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitroc, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp dedikuar finalizimit të anëtarësimit të shtetit në NATO.
Lidhur me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë ngujuar në vendkalimin kufitar Horgosh në kufi mes Hungarisë dhe Serbisë, Dimitrov tha se ditën paraprake ka pasur grup të madh në një situatë të rëndë atje.
Në komunikim telefonik me qytetarët kanë përpunuar lista dhe, siç tha ministri, kanë tentuar të marrin harmonizim me autoritetet serbe për ta kaluar Serbinë dhe të kthehen në shtëpi.
“Nuk ishte e mundur ajo në atë moment dhe në mënyrë alternative gjetëm zgjidhje duke marrë harmonizim nga Rumania dhe nga Bullgaria që këta njerëz të vijnë në atë mënyrë. Nuk ishte e organizuar, ne nuk kishim njeri të pranishëm. Të gjitha informacionet që i merr ekipi kujdestar i MPJ-së lidhur me informacionet e qytetarëve të cilët përballen me një situatë të tillë të rëndë. Do të thotë, nuk kemi numër të saktë, më shumë bazohet në përshtypje edhe të informacioneve të tilla të pakonfirmuara. Nuk është organizuar konvoj në kuptimin e shoqërimit policor në Rumani. Kishte disa furgonë, kishte shumë automobila, megjithatë nuk ishin të organizuar në kolonë me shoqërim. Do të thotë, udhëtimi është zhvilluar në mënyrë individuale, ashtu që vështirë është të parashikohet së pari saktë sa është numri. Ne numrin e saktë nuk mund ta marrim në bazë të raporteve të policisë kufitare në VK Deve Bair”, ka thënë Dimitrov.
Lidhur me qytetarët të cilët me aeroplan duhet të kthehen në vend, Dimitrov tha se deri tek MPJ-ja ka arritur informacion jo vetëm për ata nga Barcelona, por edhe për qytetarë të vendit, të cilët duhet të arrijnë nga Kopenhaga.
Shtoi se autoritetet në vend kanë kontroll ndaj kufijve tanë dhe janë në komunikim me shtetet tjera duke kërkuar vendkalim.
Shtoi se në fokus është edhe sigurimi i papanguar i kargo transportit.
“Nuk ka asnjë garanci se qytetarët e Maqedonisë së Veriut që sot do të udhëtojnë kudo qoftë jashtë vendit do të mund sipas planit të tyre të kthehen në vend. Është shumë e paparashikueshme”, shtoi Dimitrov.