Masat ekonomike për ndihmë të komunitetit të biznesit për shkak të situatës me Korona virusin, mbrëmë janë diskutuar dhe vendosur në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Qeverisë derisa kjo gjë ishte e kërkuar nga afaristët si masë subvencione dhe shtyrjen e pagesave dhe në anën tjetër mënyra se si të ndihmohen ato, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.
Sipas saj, ekipi ekonomik ka punuar në një pako të tërë masash dhe ato do të prezantohen ditëve në vijim.
Për shkak të situatës të virusit Kovid 19 edhe Banka Popullore, mori vendim të ulë normën bazë të interesit, me 0.25 pikë përqindje, ose në nivelin prej 1.75 për qind. Kjo hap rrugën që bankat të ridestinojnë paratë në vend në bono thesare, ti destinojnë për kredi më të lira, por me një normë më të lartë se bonot. Aktualisht, sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe likuid, dhe është në gjendje më të mirë se periudha në fillim të krizës në vitin 2008, njoftojnë nga Banka Popullore.
“Kjo është ulja e dytë e normës së interesit këtë vit, pas rënies në janar, kur në kushte të rezervave të larta devizore dhe lëvizjeve të ulëta të inflacionit, si dhe mes rreziqeve aktuale globale, përfshirë edhe përhapjen e infeksionit të virusit Kovid 19. Për momentin qarkullimet janë të qëndrueshme. Niveli i rezervave devizore është komod dhe plotësisht i përshtatshëm për të reaguar siç duhet, nëse vjen deri te realizimi/materializimi më i madh i rreziqeve”, sqaron kështu zëvendësministrja Elezi.
Ndryshe, Qeveria mbrëmë në mbledhjen e 20-të me rradhë ka marrë vendim që të fikson çmimet e produkteve bazë, përfshirë këtu bukën, kripën, vajin, qumështin, produktet e qumështit, vezët, mishin, pastat, barnat, dezinfektantët, përveç për produktet për të cilat ka fakte se janë rritur faktorët e hyrjes. Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Qytetarët do mund të denoncojnë rritjen e çmimeve të produkteve në numrin e inspektoratit të tregut në numrin 02 3220 547.