Asoshiejted pres (AP) – Nju-Jork
Në mënyrë që të ndihmojë në raportimin për infektimin e ri nga korona virusin, të quajtur Kovid-19, Asoshiejted pres (AP) përgatiti udhëzues në bazë të Drejtshkrimit të AP-së dhe përdorimit të lajmeve të AP-së.
Koronavirusi
Familja e viruseve, prej të cilave disa shkaktojnë sëmundje te njerëzit dhe kafshët. Emrin e ka marrë për shkak të gjilpërave në formë të kurorës që paraqiten në sipërfaqen e viruseve.
Viruset shkaktojnë një ftohje të thjeshtë ose sëmundje më serioze, në mesin e të cilave SARS (sindrom të rëndës akut respirator), MERS (Sindrom Respirator i Lindjes së Afërt) dhe Kovid-19 u paraqit për herë të parë në qytetin kinez Vuhan nga fundi i vitit të kaluar.
Prej fillimit të vitit 2020, frazat si për shembull korona virusi i ri ose virusi i ri mund të përdoren kur përmenden për herë të parë, ndërsa mendohet për KOVID-19, por në lajmet duhet doemos të përdoret edhe emrin zyrtar i sëmundjes, i shoqëruar me sqarim. Mund të përdoret edhe Kovid-19 nëse sëmundja përmendet për herë të parë.
Në lajmet, bëjeni të shquar fjalën – korona virus
Për lajmet dhe pjesët e lajmeve që kanë të bëjnë me aspektin shkencor të sëmundjes nevojitet të bëhet dallim më i qartë.
Kovid-19, i cili rezulton nga fjalët sëmundja korona virus 2019, është shkaktuar nga virusi SARS-KoV-2. Kur duhet konkretisht të përdoret, të pranueshme janë frazat virusi Kovid-19 dhe virusi që e shkaktoi Kovid-19. Por, nuk do të jetë e saktë nëse shkruhet virusi i ri që quhet Kovid-19, meqë Kovid-19 është emri i sëmundjes, jo i virusit.
SARS mund të përdoret kur përmendet sëmundja e cila për herë të parë është identifikuar në Azi në vitin 2003. Të përdoret e gjithë shprehja sindrom i rëndë akut respirator gjatë tekstit.
MERS mund të përdoret kur përmendet për herë të parë. Të përdoret e gjithë shprehja Sindrom Respirator i Lindjes së Afërt gjatë tekstit.
Simptomat e Kovid-19 janë ethe, kollitje dhe vështirësi gjatë frymëmarrjes. Shumica e njerëzve kanë simptoma të buta. Por disa, në të shumtën e rasteve njerëzit që tashmë kanë probleme shëndetësore, mund të kenë simptoma më serioze, si pneumoni që mund të jetë edhe fatale.
Mos i ekzagjeroni rreziqet që rezultojnë nga të tria sëmundjet, evitoni përshkrimin me fjalët vdekjeprurëse, fatale, etj.
Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve
Qendrat për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, me seli në Atlantë, është pjesë e Ministrisë amerikane të Shëndetësisë. Në fillim, përdorni Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Përdorni edhe kombëtare, federale ose të Amerikës nëse nevojitet sqarim.
Është e pranueshme të përdoret shkurtesa CKPB nëse përmendet për herë të dytë.
Vdekje, vdiq
Mos përdorni eufemizma, si ndërroi jetë, përveçse nëse bëhet fjalë për citat të drejtpërdrejt.
Sëmundje
Mos i shkruani me shkronja të mëdha sëmundjet si kancer, leukemi, hepatitis, etj. Kur sëmundja e mban emrin e individit ose një rajoni gjeografik, me shkronjë të madh shkruajeni vetëm emrin personal: Sëmundja e Alchajmerit, Sëmundja e Parkinsonit, virusi Ebola, etj.
Evitoni shprehjet si për shembull “Ai lufton me kancerin”, “Ajo ka përjetuar sulm në zemër”. Përdorni përshkrime neutrale, të sakta, p.sh. Ai ka kancer në stomak, Ajo kishte sulm.
Epidemi, pandemi
Epidemi është kur sëmundja përhapet shpejt në mesin e një popullate ose në një rajon. PandeMEDIAL është epidemi që përhapet nëpër botë. Mos i përdorni shpesh dhe shoqërojini me deklarata nga autoritetet e shëndetit publik. Më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi të Kovid-19.
Periudhë e inkubacionit
Koha ndërmjet infektimit dhe paraqitjes së shenjave ose simptomave të sëmundjes. Periudha e inkubacionit për virusin e ri është thuajse dy javë.
Izolim
Të sëmurët të veçohen nga njerëzit e shëndoshë në mënyrë që të pengohet përhapja e ndonjë sëmundjeje. Për shembull, njerëzit e infektuar me infeksion janë vënë në izolim në spitalet.
Paraqitje dhe përhapje
Kur numri do të fillojë përnjëherë të rritet në raste të ndonjë sëmundjeje në vendin konkret. Të përdoret vetëm kur ka numër më të madh, e jo vetëm kur ka disa raste.
Karantinë
Kufizim të njerëzve të shëndoshë të cilët ndoshta janë të ekspozuar ndaj infektimit për të parë nëse do të sëmuren. Për shembull, udhëtarët e anijes “Dajmond Princes” në Japoni janë vendosur në karantinë.
Rrezik
Rrezik relativ është rreziku nga jo që mund t’i ndodhë një grupi në krahasim me rrezikun që e njëjta t’i ndodhë një grupi tjetër. Më shpesh është prezantuar në raportin në studime shkencore. Nëse nuk ka dallim, raporti është një. Për shembull, nëse sipas ndonjë situate rreziku relativ i grupit të duhanpirësve të sëmuren është 1,5 krahasuar me grupin e joduhanpirësve, kjo do të thotë se te duhanpirësit ka gjasa të sëmuren prej ndonjë gjëje. Kjo është 1,5 herë ose 50 për qind. Por, nuk tregon se cila është mundësia e dy grupeve të sëmuren. Për këtë nevojitet rrezik absolut.
Rrezik absolut është rreziku që diçka të ndodhë fare. Për shembull, grupi joduhanpirësve nga shembulli paraprak ndoshta ka gjasa të sëmuret 4:100, derisa gjasa te duhanpirësit është 6:100. Një shembull tjetër: ilaç i cili e vazhdon jetën e 50 për qind (rrezik relativ) – kjo tingëllon mbresëlënëse, por kjo mund të thotë se do të fitoheshin gjashtë muaj në mesatare më shumë me tretman, përballë katër muajve pa tretman. Faktorët meritojnë t’i keni dy pikëpamjet e rezultateve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë
Agjencia e specializuar shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë. Organizata përcakton udhëzime të pranuara ndërkombëtare se si të trajtohen sëmundjet dhe i koordinon përpjekjet e autoriteteve shëndetësore për parandalimin e paraqitjes së sëmundjeve në nivel global. Shkurtesa OBSH përdoret kur përmendet për herë të dytë.