Një tërmet prej 3.2 shkallë të Rihterit ka goditur Kosovën pak pas orës 22:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.
Mustafa tha se tërmeti ka ndodhur në ora 22:13 .
“Tërmeti ka ndodhur në territorin e Komunës së Lipjanit, saktësisht ndërmjet fshatit Magure dhe fshatit Suhodoll. Nuk ka vend për panik”, ka thënë Mustafa.
Fuqia e tërmetit sipas tij, ishte 3.2 shkallë të Rihterit.