Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e 18-të, e shqyrtoi Procesverbalin e mbledhjes së pestë së Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, të mbajtur më 13 mars të vitit 2020, për ndërmarrjen e masave shtesë dhe aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID – 19 dhe në pajtueshmëri me propozimet të parashtruara në debatin në mbledhje, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi, i miratoi këto konkluzione:
Qeveria solli Vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 19.
Periudha për ekzistimin e gjendjes së krizës, në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 19 me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në zonat Dibër dhe Qendër Zhupë, është më së shumti deri në 30 ditë.
Vendimi për ekzistimin e gjendjes së krizës në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 19, të dorëzohet deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për operacionalizimin e Vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19,Qeveria i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendos për pjesëmarrje të një pjese të anëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (lloji dhe numri i forcave dhe kapaciteteve të njësiteve ushtarake, qëllimi dhe detyra për të cilat kërkohen edhe kohëzgjatja e aktivitetit dhe angazhimi i njësiteve ushtarake), në menaxhimin me gjendjen e krizës.
Selia kryesore pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e një plani të veprimit për parandalimin dhe menaxhimin e situatës në zonat komunale, me një përmbledhje të plotë të burimeve njerëzore dhe materialeve-teknike të disponueshme dhe një plan veprimi të koordinuar në zonat e krizës.
Angazhohet Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Punëve të Jashtme, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të gjitha institucionet tjera shtetërore kompetente, që t’i vendosin në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe resurset e disponueshme, të cilat mund të vendosen në funksion për menaxhim me situatën.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme, që deri në fund të ditës, të nominojnë anëtarë nga Selia kryesore pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Qeveria solli Vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , në zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, me të cilën vendoset masa për lëvizje, gjegjësisht hyrje dhe dalje nga zonat në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe masa për vendosjen e regjimit të posaçëm të banorëve brënda këtyre zonave.
Regjimi I posaçëm I lëvizjes së popullatës brenda këtyre rajoneve, duhet ta konfirmojë Shtabi kryesor pranë Qendrës për menaxhim me kriza në planin aksional për parandalimin e përhapjes së virusit korona Covid-19
Angazhohet, Ministria e Shëndetësisë- Komisioni për sëmundje infektive, të jap rekomandime/proktoll për atë se , në cilën mënyrë të bëhen lëvizjet e transportuesve brenda dhe jashtë Republikës së Greqisë për furnizimin me naftë, si dhe rajonet e Komunave Dibër dhe Qendra Zhupë në të cilat është shpallur zonë krize, si dhe në cilën mënyrë, me anë të masave adekuate, t’i mbrojmë të njëjtit.
Në mënyrë shtesë në protokollet / rekomandimet nga Komisioni për sëmundje infektive të përfshihen të gjithë transportuesit (produkte gipsi, transporti ushqimor dhe produkte të tjera) që do të bëjnë furnizim brenda dhe jashtë komunave Dibër dhe Qendër Zhupë.
Angazhohet Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Drejtoria Doganore, në bazë ditore të informojnë qytetarët se cilët kalime kufitare janë të hapura për kalim.
Të mbyllen kalimet kufitare Xhepishtë-Trebishtë dhe kalimi kufitar Blato, si dhe të mbyllet Qendra e skijimit “Zare Lazarevski” në fsh.Mavrovë – Anet e Mavrovës.
Në bazë të kësaj Qeveria solli Vendim për plotësimin e Vendimit për masat e parandalimit të përhapjes së virusit korona COVID-19
Banorët e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa të cilët janë jashtë territorit të këtyre komunave, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre pas datës 13.3.2020 deri në ora 00:00 në mesnatë.
Obligohet Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore – “MALMED” , të kryejnë inspektime të koordinuara të jashtëzakonshme të të gjithë operatorëve ekonomikë që shesin fonde për mbrojtje nga virusi korona, në përputhje me masat, rekomandimet dhe udhëzimet e Qeverisë.
Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme të përcaktoj një person i cili do të jetë i angazhuar në rast të përdorimit nga intervenimi gjatë kryerjes së inspektimeve të jashtëzakonshme nga ana e inspektorateve.
Angazhohet Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar me çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, rregullisht në bazë ditore deri në orën 12:00 të informoj Kryetarin e Qeverisë së RMV-së, për inspektimet e bëra nga ana e të gjithë inspektorateve
Obligohet Sektor i Marrëdhënieve me Publikun i RMV-së që këto konkluzione, masa dhe rekomandime menjëherë ti publikoj në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjta ti dërgoj deri tek të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.