Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes e RMV-së sot ishte për vizitë në kazermën ushtarake në Tetovë, 50 ushtarët e së cilës pastaj shkuan në zonat e krizës në Dibër dhe Qendrën Zhupa, transmeton Portalb.mk.
“Që prej sot Armata është e gatshme të jetë në përkrahje të autoriteteve civile dhe të MPB-së. Ky është ekipi i dytë, i cili niset për Dibër. Gjatë periudhës së kaluar në dhe jashtë shtetit konsideronin se nuk duhet shpejtë të ndërmerren hapa dhe se nuk duhet të jemi radikalë. Ne si Qeveri kishim qëndrim të ndryshëm, vlerësonim se çelësi në situata të tilla është në reagimet e shpejta”, deklaroi Shekerinska.
Ajo theksoi se si ushtri është në gatishmëri, se ushtria është një institucion në të cilën qytetarët kanë të drejtë të besojnë.
“Si Qeveri do të vazhdojmë të sjellim vendime të cilat në rend të parë do të vendosin shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Shekerinska, duke u shprehur e gatshme që të gjithë resurset t’I vendos në gatishmëri.
Ajo gjithashtu sqaroi se Armata do të fokusohet në kontrollimin e vijave kufitare.